Një person nga Azerbajxhani është arrestuar në aeroportin e Rinasit, në tentativë për të kaluar 32 mijë dollarë të padeklaruara.
“Specialiste të Drejtorisë së Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë ndaluar një shtetas azerbajxhanas, i cili ka tentuar të dalë nga Republika e Shqiperisë, nëpërmjet aeroportit të Rinasit me 32 mije dollare te padeklaruara”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas ndalimit nga strukturat e Antitrafikut ne Dogane, materialet i janë përcjellë Policisë për hetime të mëtejshme.










