Pranga autorit të dytë për kontrabandën e sirianëve nga Vlora në Itali

Lkjlll

VLORA

Një tjetër autor është ndaluar për kontrabandën e 50 sirianëve nga Vlora drejt Italisë me gomone.

Policia informon se 31-vjeçari dyshohet se ka strehuar në banesën e tij në fshatin Trevllazër klandestinët që kishin ardhur nga Tirana dhe do iknin për në Itali me rrugë detare.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë

Vijon puna për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandim të migrantëve një javë më parë.

Identifikohet, kapet dhe ndalohet një 31-vjeçar, i dyshuar si autori i dytë i kontrabandimit të migrantëve nga vendet e treta, në drejtim të Italisë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë,  në vijim të punës për zbardhjen e plotë tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, shtetasi:

Q.I., 31 vjeç, banues në Trevllazër, Vlorë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas ka strehuar në banesën e tij në fshatin Trevllazër, shtetasit e huaj emigrantë që kishin ardhur nga Tirana, të cilët do të largoheshin nëpërmjet rrugës detare në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021.

Vijojnë intensivisht veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com