• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pranga 9 shqiptarëve në Francë, arrestohen për vjedhjen e 70 banesave

by Java News
23/06/2019 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një bandë shqiptare prej 9 personash, mes të cilëve edhe të mitur, janë arrestuar nga Policia franceze pas një operacioni të zhvilluar në Montpellier.

Shqiptarët akuzohen për të paktën 70 vjedhje banesash, ndërsa operacioni për arrestimin e tyre ka ardhur pas disa kohësh hetimesh dhe ndjekjesh të lëvizjeve të tyre.

Pas arrestimeve, Policia ka arritur që të sekuestrojë edhe rreth 400 sende të vjedhura, bizhuteri, makina, madje janë konfiskuar edhe armë.

Mediat franceze raportonin dy ditë më parë se për arrestimin e tyre janë angazhuar 130 forca të Xhandarmërisë, pasi kishte informacione se ata ishin të armatosur. Identitet e personave të arrestuar nuk janë bërë të ditur, ndërsa thuhet se ka pasur edhe minorenë.

Operacioni nisi nga xhandarët e Policisë franceze, por morën pjesë edhe disa oficerë të GIGN (Xhandarmëria elitë), si dhe u përdorën edhe dy qen për të nuhatur.

Fillimisht, operacioni ka nisur në orën 06:00 të mëngjesit të ditës së mërkurë në dy vila, që po mbaheshin nën vëzhgim prej disa muajsh, si dhe në një hotel në zonën e Faubourg Saint-Jaumes, midis Arceaux dhe Saint-Charles, në Montpellier.

Mediat franceze shkruajnë se bëhet fjalë për një duzinë shtetasish shqiptarë që do të përfundojnë në paraburgim.

Ata dyshohet se kanë realizuar vjedhjen e disa banesave gjatë natës, por edhe disa shtëpive të tjera, pronarët e të cilëve ishin larguar prej muajsh. CRS, Policia Kufitare, PAF e Heraultit dhe punonjësit e Policisë të Sigurisë Publike të Stacionit Qendror u përfshinë më pas në sekuestrimin e objekteve të vjedhura.

Hetimet u kryen gjatë muajve të fundit nga xhandarët e hetimit Castelnau-le-Lez dhe grupi antigrabitje GELAC, pas disa vjedhjeve të ndodhura në zonën perëndimore dhe veriore të Montpellier, në Francë.

Operacioni u kodua “Alba 34”.

Xhandarët e disa njësive të kompanive të grupit të Herault-it i kanë vëzhguar personat e dyshuar gjatë muajve të fundit. Prona dhe apartamente në perëndim dhe lindje të Montpellierit ishin plaçkituar nga grupi, që po mbahej në vëzhgim nga Policia. Mediat raportonin se vjedhjet ishin realizuar edhe në qytetet Saint-Georges-d’Orques, Saint-Gély-du-Fesc, Grabels, Juvignac, Pignan, Crès, Vendargues, Castries, Saint-Drézery, Sussargues, Beaulieu etj.. Autorët e ngjarjes ishin strehuar në tarracat e dy vilave që ishin braktisur nga pronarët, nga ku studionin zonën, si dhe kishin marrë dy dhoma në një hotel pranë Rue Bonnard.

Prej disa javësh, të dyshuarit ishin identifikuar dhe vendosur nën monitorim në mënyrë diskrete, derisa u realizua arrestimi i tyre, gjatë operacionit të koduar “Alba 34”./l.m

Next Post
Çfarë tregojnë shkëmbinjtë misteriozë në Mars

NASA: Në Mars zbulohen shenja jete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In