Një 57 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës, pasi u kap dje duke vjedhur një 25 vjeçare në repartin e konsultave në QSUT.
Sipas policisë së shtetit Maksim Çuni është i akuzuar për disa vjedhje. Ai i grabiti 200 mijë lekë të vjetra një 25 vjeçareje. Po kështu ai kishte vjedhur edhe një 54-vjeçar, të cilit i kishte marrë 250 mijë lekë.
Nga hetimet, ai rezulton edhe autor i një vjedhje të ndodhur më datë 12 maj 2016./a.k.