Agim Shkurta 45-vjeç ka rënë në prangat e policisë pasi po tentonte të transportonte drogë drejt Greqisë.
Ai u ndalua në Qafë Botë nga policia kufitare e cila gjatë kontrollit në mjetin e tij gjeti lëndën narkotike të fshehur brenda dopio shasisë në pjeën e poshtme të mjetit. Policia gjeti dhe sekuestroi 72 kg kanabis sativa.
Ndërkohë ndaj 45-vjeçarit rëndon akuza “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë./l.m