Policia e Fierit ka arrestuar një 31-vjeçar i kërkuar për “Armbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.
Blutë bëjnë me dije se, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit: D.M, 31 vjeç, banues në Patos.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 1 vit burg për veprat penale “Kanosje” dhe “Armbajtje pa leje”.
Në datën 16.04.2015, në qytetin e Patosit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri shtetasin A.Sh. /l.m