Policia greke ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar në Selanik (identiteti i të cilit ende nuk dihet), pasi është kapur me 55 kg kanabis. Mësohet se sasia e drogës ishte e ndarë në 51 pako dhe u gjet në makinën e 25-vjeçarit.
Sipas raportimit të mediave helene, policia greke dyshon se shqiptari është pjesë e bandave të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi.
Sic tyre, ngarkesa dyshohet se ka ardhur nga Shqipëria, përmes një vendkalimi të fshehtë kufitar të Kilkis dhe 25 vjeçari mund të ishte hallka e fundit e marrjes së lëndës narkotike.
g.kosovari