Pranga 23-vjeçarit: Premtonte karta të klonuara bankare përmes platformave online!

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se përmes platformave online iu premtonte qytetarëve karta të klonuara bankare, në këmbim të vlerave monetare.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi E. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. U premtonte, nëpërmjet platformave online, karta të klonuara bankare, në këmbim të vlerave monetare, vihet në pranga një 23 vjeçar. Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas informacioneve të marra se disa shtetas, reklamonin dhe premtonin se do shisnin në platforma online, karta bankare të klonuara, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “X-Card”

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi E. M., 23 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit E. F., 22 vjeç, E. N., 22 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar, se për një periudhë 1-vjeçare, janë mashtruar ne platforma online rreth 100 shtetas te ndryshëm në shtetin Shqiptar dhe të vendeve të BE-së, duke ju reklamuar se do ju shisnin karta bankare të klonuara, kundrejt vlerave monetare, të cilat kryheshin me keste.

Shumat e përfituara nga autorët nga kjo veprimtari, arrijnë shifrën e 60 mijë eurove. Vijon puna për dokumentimin dhe identifikimim e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton të gjithë qytetarët të cilët janë prekur nga ngjarje të tilla që të paraqiten për të bërë kallëzim në Sektorin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com