Policia ka arrestuar një 20-vjeçar banues në Kolonjë të Lushnjës pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.
Ndalimi i tij erdhi pasi, blutë e Lushnjës gjatë një aksioni gjetën në oborrin e banesës së tij disa bimë narkotike të dyshuara si Kanabis.
Policia bëri sekuestrimin e tyre në cilësinë e provës materiale dhe arrestoi shtetasin me iniciale A. K..
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
g.kosovari