Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit, pasi u kap me doza kanabisi gati për shitje.
Policia njofton se i arrestuari është shtetasi me iniciale K.P, 19 vjeç, banues në fshatin Veliternë, Maliq.
Pas kontrollit në banesë të riut iu sekuestruan 50 gramë lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa e ndarë në doza, gati për shitje.
“Arrestimi i tij u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit trupor të ushtruar në lagjen nr.1 Pogradec dhe më pas kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 50 gramë lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa e ndarë në doza, gati për shitje”- informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Pogardec për veprime të mëtejshme./l.m