• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Praktika në uzinën “Traktori”, “si i kemi njohur Kadarenë dhe Pranvera Hoxhën”

by Java News
12/12/2016 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Te rinjte e sotem (apo edhe ata më pak të rinj), nuk mund ta kuptojnë se si është të punosh në një vend pune, në të njëjtin vend pune, prej më shumë se 35 vjetësh. Ta nisësh e ta mbyllësh punën e jetës tënde në të njëjtin vend. Dikur, kjo ishte jeta e zakonshme e të gjithëve. Mësoheshin me rutinën e përditshmërisë së tyre, pa mundur të kërkojnë ndryshe.

Heshtjen e ndërmarrjeve, përveç vërejtjeve profesionale, mund ta thyente vetëm ndonjë mbledhje për imoralitet, autokritikë a gjithë ç’mund të bënte partia për të përmirësuar jetën. Në Tiranë, ndërmarrjet e mëdha kishin edhe disa “avantazhe” të tjera. Vasilika Bardhi, pas shkollës së mesme kishte zgjedhur të punonte në uzinën “Traktori”. Siç ishte e zakonshme të ndodhte, po aty u njoh edhe me Bashkimin, atë që u bë shumë shpjet i fejuari e më pas bashkëshorti i saj. Nuk ishin një çift i zakonshëm.

Vasilika dhe Bashkim Bardhi, të sapomartuar, u zgjodhën për të dalë te revista “Ylli”
Vasilika dhe Bashkim Bardhi, të sapomartuar, u zgjodhën për të dalë te revista “Ylli”

Me ato para që merrnin u pëlqente të visheshin mirë, të dilnin darkave për të pirë një gotë birrë. Kjo u binte në sytë të gjithëve, prandaj edhe revista “Ylli” i zgjodhi si çiftin model për të pozuar në faqet me ngjyra. Është historia tipike e atyre familjeve që nuk kanë pasur asnjëherë probleme të mëdha me sistemin, por kanë parë dritën e rrugës së tyre dhe kanë shijuar jetën. Aq sa kanë mundur Vasilika me Bashkimin e kanë bërë deri në fund, mirëpo nuk është kjo arsyeja pse kemi zgjedhur të jenë personazhet tanë.
Vasilika dhe Bashkim Bardhi sot
Vasilika dhe Bashkim Bardhi sot

Në vitet ’70 ishte e zakonshme që personazhet më të njohur në vend, ata të rinjtë, të caktoheshin për praktikë në uzinën e madhe “Traktori”, pjesë e kombinatit të famshëm “Enver Hoxha”. Si përgjegjës sektori, Bashkim Bardhit i caktohet si stazhier shkrimtari Ismail Kadare. Sigurisht që, megjithëse ende një djalë i ri, fama e letrave të tij kishte shpërthyer. “Dimri i madh” kishte dalë, kështu që e njihnin të gjithë. Megjithatë, kjo nuk ishte arsye për ta toleruar.

“Atëherë do të bëje çfarë të thoshin për të bërë, asgjë nuk ishte në dorën tonë, kështu që edhe unë ndoqa urdhrin që më dhanë ata të Komitetit Qendror që të punonte. E shihja që për ditë të tëra vinte në mëngjes, kur i dilte gjumi vonë, kështu që u detyrova t’i them se duhet të vinte në punë rregullisht dhe sipas orarit. Ai as që ma ktheu, por shkoi te drejtori, Pilo Peristeri, për t’u ankuar se si po i kërkonin llogari.

Drejtori erdhi e m’u kthye se kjo nuk ishte punë për një shkrimtar të madh, kështu që nuk duhet t’i tërhiqja më vëmendjen”. Në fakt, këtë Bashkimi e dinte mirë, por vetëm sa zbatoi fjalën që i dhanë. Kadare në ditët në vazhdim bëri vërtet ashtu, erdhi e iku kur deshi, duke lënë pas çdo hapi te punëtorët hijen e shkrimtarit të madh. Përfytyrohen të gjitha portretet e kuriozuara të punëtorëve që shihnin të vinin aty emrat më të famshëm të Tiranës, për të punuar njësoj si ta, qoftë edhe për pak orë. Një nga bisedat e pakta që Bashkim Bardhi ka bërë me Kadarenë gjatë punës në uzinë është fiksuar edhe nga fotografi dhe është përdorur sot në botimin më të fundit të gazetarit Dashnor Kaloçi për Kadarenë si kopertinë.

“Nuk e kujtoj mirë momentin që është shkrepur ajo fotografi, por kujtoj që nuk ka qenë e rastësishme, siç mund të duket. Fotografi na kërkoi që të bënim një bisedë spontane, në mënyrë që edhe fotografia të dilte e tillë. Duhet të kemi shkëmbyer disa fjalë rreth punës e partisë, jo më tepër”, kujton Bardhi. Nga ana tjetër ishte edhe e shoqja, Vasilika. Ajo gjithashtu pa të bënin duart me vaj njësoj si ajo, në makineri, djalin e Enver Hoxhës, Ilirin dhe të bijën, Pranverën. Qëlluan të dy, për gati një javë, në turnin e saj.

Bashkim Bardhi dhe Ismail Kadare në kopertinën e librit të gazetarit Dashnor Kaloçi, “Kadare i denoncuar”
Bashkim Bardhi dhe Ismail Kadare në kopertinën e librit të gazetarit Dashnor Kaloçi, “Kadare i denoncuar”

“Mund ta keni dëgjuar edhe nga të tjerë, miq apo shokë të tjerë të shkollës së tyre, se ata ishin të dy vërtet shumë të thjeshtë. Mundet që edhe të ishin urdhëruar të silleshin në atë mënyrë, por kjo nuk ka rëndësi, ajo që ne shihnim, sjellja gjatë punës, i bënte të dukeshin si të barabartë. Kujtoj që si Pranvera, ashtu dhe Iliri kanë punuar për aq kohë se erdhën edhe në turnet e natës, njësoj si të tjerët. Vetëm se, nëse s’gaboj, Pranvera nuk arriti ta përfundonte stazhin sepse i vdiq gjyshja. Sigurisht që edhe ne ishim fare të rezervuar. Nëse edhe më parë frikësoheshe e mateshe mirë për çdo fjalë që nxirrje, në këto raste kujdesi ishte dyfish. Nuk fliste asnjëri nga palët për asgjë, përveçse për punën që duhej bërë e që ata të dy, motër e vëlla e bënë si gjithë të tjerët”, kujton Vasilika.

Këto ishin ngjarje për punëtorët e rinj të asaj kohe. Të mjaftueshme për të kaluar mbrëmje të tëra, duke u diskutuar edhe mimikën e portretit, jo më fjalët që mund të nxirrnin nga goja. Megjithatë, zgjasnin derisa vinte koha e planifikimit të pushimeve të radhës, të gjithë cepat e Shqipërisë që shëtisnin, me çdo mjet që mund të gjenin, u ndryshonin rutinën e ditëve e viteve, derisa vinte stazhieri i radhës…
Panorama/d.i.

Next Post
Menduh Thaçi rezultatin e tij katastrofal në zgjedhje e shet si fitore!

Thaci: Mandatet e PDSH-së ia bashkoj Lëvizjes BESA, për humbjen e mbaj unë përgjegjësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

February 28, 2026
U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

February 28, 2026
Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

February 28, 2026
“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

February 28, 2026
Irani nuk mjaftohet vetëm me sulme ndaj Izraelit, shënjestron bazat amerikane në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar

Irani nuk mjaftohet vetëm me sulme ndaj Izraelit, shënjestron bazat amerikane në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar

February 28, 2026
Trajleri bosh ngjalli dyshime në Doganën e Kakavijës, sekuestrohen 350 kg lëndë narkotike të fshehura në shasi

Trajleri bosh ngjalli dyshime në Doganën e Kakavijës, sekuestrohen 350 kg lëndë narkotike të fshehura në shasi

February 28, 2026
Nis hakmarrja e Iranit, sirenat e alarmit dëgjohen në disa qytete të Izraelit

Nis hakmarrja e Iranit, sirenat e alarmit dëgjohen në disa qytete të Izraelit

February 28, 2026
Armë dhe laboratorë nëntokë, përgjigje me raketa dhe kamikazë/ Mburoja e regjimit të Iranit është gati

Armë dhe laboratorë nëntokë, përgjigje me raketa dhe kamikazë/ Mburoja e regjimit të Iranit është gati

February 28, 2026
Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën/ Zef Mazi: Proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite

Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën/ Zef Mazi: Proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite

February 28, 2026
Kush është (dhe ku është) Khamenei, Ajatollahu që nuk është larguar nga Irani që nga viti 1989

Kush është (dhe ku është) Khamenei, Ajatollahu që nuk është larguar nga Irani që nga viti 1989

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In