• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prag skandali në Bruksel, eurodeputeti gjerman merrte para për takimet

by Ardit Rada
31/01/2019 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada / JavaNews.al

Ai është deputet i Parlamentit Europian që prej vitit 1980 dhe me plot gojën konsiderohet si veteran i institucioneve të Brukselit. Bëhet fjalë për Elmar Brok, deputeti gjerman i CDU që më parë ka mbajtur edhe detyrën e Kryetarit të Komitetit për Politikën e Jashtme. Si anëtar i Partive Popullore Europiane, Brok njihet edhe për afrimitetin me Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe veçanërisht për miqësinë e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ka qenë ky i fundit madje që më herët ka postuar jo vetëm fotografi, por edhe diskutimet që ka zhvilluar me Brok.

Megjithatë, Brukseli është në prag të një skandali, që mediat e njohura kanë investiguar. Bëhet fjalë për një akuzë ndaj Brok, së ky i fundit u merrte 150 euro për kokë vizitorëve që e takonin atë në Parlamentin Europian. Në institucionet e Bashkimit Evropian është e natyrshme që grupe turistësh apo studentësh të zhvillojnë vizita dhe takime në mjedise. Por Brok duket se u ka kërkuar shuma monetare në shkëmbim të këtyre vizitave, edhe pse ato parashikohen të jenë pa pagesë.

Ligjvënësi veteran i BE tashmë është nën akuzë nga ‘Politico’ se për të mbuluar shpenzimet e vizitave kërkonte para. Më saktë, ai i justifikonte kërkesat si shpenzime për organizimin e takimeve. Ndërkohë që po të njëjtat shpenzime ia merrte edhe Parlamentit, përveç vizitorëve.

Sistemi shënoi një tepricë totale prej afro 18,000 euro nga katër vizita në vitin 2016 dhe 2017, sipas kopjeve të dokumenteve nga zyra e Demokristianëve gjermanë, dokumente këto të siguruara nga “Politico”.

Por tarifa prej 150 eurove u aplikuan edhe në vitin 2018 ndaj vizitorëve të Brokut…

Brok, 72 vjeç, është anëtari më jetëgjatë i Parlamentit Europian dhe konsiderohet nga shumë njerëz si një nga deputetët me më shumë influencë të Gjermanisë.

Elmar Brok tha se ai nuk do të kërkonte një mandat tjetër. Vendimi i tij pason një votim të mëparshëm nga anëtarët e CDU në rajonin e tij të origjinës, Nordrhein-Westfalisë. Ata kërkuan të mos i jepnin më atij një vend në listën e kandidatëve për zgjedhjet e Majit.

Brok fillimisht kishte tentuar mundësinë për ta përmbysur vendimin e partisë dhe kishte marrë mbështetje nga politikanët e lartë gjermanë dhe të BE, përfshirë Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Ai ende ka në plan të mbetet një figurë me ndikim. Siç vuri në dukje në deklaratën e tij, ai u zgjodh në javët e fundit në bordet e CDU dhe të Partisë Popullore Evropiane, grupin ombrellë të partive të qendrës së djathtë nga i gjithë kontinenti.

Brok është ballafaquar më parë me shqyrtimin e marrëveshjeve të tjera financiare. Për vite me rradhë ai mbajti një pozicion me gjigantin gjerman të medias Bertelsmann, i cili solli më shumë se 5,000 euro në muaj, në pagesën e tij mujore prej 8,757 eurosh.

Skema e vizitorëve ka të ngjarë të ngrejë më shumë pikëpyetje, veçanërisht pasi zëdhënësi i Parlamentit tha se nuk ka gjasa që një grup vitiorësh të paguajnë për takimet me një deputet.

“Asnjë tarifë nuk është e nevojshme për të financuar aktivitetet e vizitorëve në fillim” – tha zëdhënësi.

Në faqen e tij të internetit, Brok u thotë vizitorëve të ardhshëm se “ekziston mundësia e një subvencionimi të vogël për shpenzimet e udhëtimit” nga Parlamenti, por jo çdo grup mund të marrë mbështetje të tillë për shkak të numrit të madh të vizitorëve që ai ka.

Në fakt, Parlamenti mbulon ndjeshëm më shumë sesa Brok përshkruan. Siç shpjegon në faqen e internetit, Parlamenti jep një subvencion “i cili mbulon pjesërisht udhëtimet, kostot e akomodimit dhe ushqimet” për një numër të kufizuar vizitorësh të ftuar nga eurodeputetët.

Brok argumenton se këto subvencione janë shumë larg subvencionimit të kostove të vizitorëve. Kështu që ai thotë se bëhet fjalë për një “kontribut pjesëmarrës” për të paguar për shpenzimet që nuk mbulohen nga Parlamenti.

Por, për më tepër mësohet se stafi i Brok i ndihmon veçanërisht vizitorët që janë mbështetës të CDU-së – me rezervime hoteliere dhe restoranti. Si edhe me argëtim në Bruksel.

“Politico” shkruan se mori kopjet e bilancit të kostove për katër vizita, të cilat tregojnë se në secilin rast shuma e kërkuar nga zyra e Brok ishte dukshëm më e madhe se kostoja e udhëtimeve.

Një udhëheqës i grupit të vizitorëve tha se nuk morën asnjë një rimbursim, ndërsa dy të tjerë refuzuan t’i përgjigjen pyetjeve.

Një ish-anëtar i staft që ka punuar me Brok tha se kurrë nuk kishte dëgjuar për ndonjë grup vizitorësh që t’u ktheheshin paratë. Zyra e Brokut nuk iu përgjigj pyetjes se çfarë bëri me tepricat monetare.

“Politico” shkruan se në një rast u krijua edhe sufiçiti më i madh. Bëhet fjalë për vizitën e 47 perosnave nga qyteti i Paderbornit, në Strasburg. Parlamenti pagoi 8,760 euro për të mbuluar shpenzimet e këtyre vizitorëve. Përveç kësaj,  pjesëmarrësit që do të takonin Brok dhanë edhe 6,150 euro.

Kjo do të thotë se të ardhurat totale nga vizita ishin rreth 15 mijë euro. Megjithatë, shpenzimet totale për këtë grup – që mbulonin gjithçka nga ushqimi dhe akomodimi, e deri në pijet tek Tregu i Krishtlindjeve – ishin vetëm nën 8,600 euro.

Siç vë në dukje dokumenti, kjo ka lënë një “sufiçit” prej 6,316 eurosh.

Dokumentet gjithashtu zbulojnë një hov të sistemit të Brok. Disa njerëz në secilin grup ishin “përfitues” dhe nuk paguanin tarifën prej150 eurosh. Në rastin e grupit Paderborn, gjashtë “përfitues” duke përfshirë edhe shoferin e autobusit nuk e paguanin tarifën.

Dokumentet e tjera shënojnë një tepricë prej pothuajse 5 mijë euro nga një vizitë në Bruksel në qershor 2016. Rastet të tilla janë të pafundme.

I pyetur për llogarinë bankare, zyra e Brok tha në një e-mail se shefi i zyrës ishte nënshkruesi i autorizuar i llogarisë, dhe jo vetë Brok.

Zyra e Brokut gjithashtu tha se subvencionet e Parlamentit shkojnë direkt tek një “palë e tretë”, e cila paguan faturat përkatëse. Ai tha se auditimet nga Parlamenti kishin gjetur se përdorimi i subvencioneve nga Brok ishte në rregull.

As Brok as zyra e tij nuk iu përgjigjën një sërë pyetjesh të tjera të paraqitura me shkrim nga “Politico”.

Përgatiti JavaNews.al

Next Post
Dhunohen gjatë natës mjekët, Ministria zbulon ngjarjen në QSUT

Kontroll falas mjekësor, për të parandaluar kancerin tek gratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com