• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pr.ligji “Për Kërkimin Shkencor”, Manastirliu në Kuvend: Hov i ri për zhvillimin e shkencës me standarde europiane

by S T
31/10/2024 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, prezantoi sot në Kuvend projektligjin e ri “Për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë”, duke e vlerësuar si një akt të rëndësishëm që i përgjigjet zhvillimeve të shpejta në shkencë dhe kërkimin shkencor në vend dhe jashtë tij.

Në fjalën e saj, Manastirliu theksoi rëndësinë e këtij ligji si një hap përpara drejt përmbushjes së standardeve të Bashkimit Europian në fushën e shkencës dhe inovacionit, si pjesë e Kapitullit 25 të negociatave për integrimin në BE.

“Pas tri dekadash që prej ligjit të vitit 1994, kemi sot një projektligj të ri që përfshin aktorë të rinj dhe një legjislacion të përditësuar, të cilin ia përafrojmë ligjeve europiane për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin në vendin tonë,” tha Manastirliu.

Duke vënë theksin te mbështetja që ky ligj u ofron shkencëtarëve dhe kërkuesve shqiptarë, ministrja nënvizoi klimën pozitive të bashkëpunimit institucional me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet vendase dhe rritjen e buxheteve nga ana e qeverisë për zhvillimin e kërkimit shkencor.

Manastirliu tha se janë mbështetur 130 projekte të kërkimit shkencor dhe të infrastrukturës për vitin 2024, duke krijuar mundësi për qindra studiues dhe pedagogë të rinj.

“Brenda këtij mandati qeverisës ne e kemi 5-fishuar buxhetin për kërkimin shkencor. Vetëm përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit për vitin 2024 janë mbështetur 130 projekte të kërkimit shkencor dhe të infrastrukturës, çka ka rritur ndjeshëm numrin e kërkuesve, pedagogëve dhe studentëve të angazhuar në këto projekte. Njëkohësisht, kemi zgjeruar fushën e veprimit përmes rritjes së numrit të programeve kombëtare të kërkimit shkencor,”- tha ajo.

Në lidhje me ndërkombëtarizimin e kërkimit shkencor, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu theksoi:

“Kemi avancuar ndjeshëm në procesin e ndërkombëtarizimit të kërkimit shkencor, duke u bërë pjesëmarrës aktivë në nisma dhe programe ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor si CERN, COST, CEEPUS dhe EUREKA. Dhe rezultatet e kësaj pune janë konkrete sepse sot kemi një nivel suksesi prej 16.4% në programin ‘Horizon Europa’, krahasuar me 8.8% në programin ‘Horizon 2020’, çka ka rritur edhe fondet e disbursuara. Brenda 3.5 viteve kemi arritur të përfitojmë 6.6 milionë euro, krahasuar me 5.8 milionë euro të përfituara në 7 vite në programin ‘Horizon2020,” tha Manastirliu.

Ministrja Manastiriu renditi edhe disa nga elementët kryesorë dhe risitë që projektligji parashikon, siç është ngritja e Këshillit Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, i cili do të funksionojë si një organ këshillimor pranë Kryeministrit.

“Ky këshill do të mbështesë zhvillimin e strategjisë kombëtare për kërkimin dhe do të japë rekomandime të rëndësishme për përmirësimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor në vend,” tha Manastirliu.

“Ligji”, shtoi Ministrja Manastirliu, “synon jo vetëm fuqizimin e infrastrukturës kërkimore, por edhe sigurimin e një ambienti të përshtatshëm për kërkimin e pavarur dhe inovativ. Ai gjithashtu synon krijimin e Regjistrit Kombëtar të Institucioneve të Kërkimit, që do të përmbajë të dhëna për institucionet kërkimore dhe kërkuesit shkencorë të vendit.”

Në fund të fjalës së saj, ministrja theksoi se ky projektligj do t’i japë kërkimit shkencor në Shqipëri një hov të ri, duke e vendosur atë në të njëjtin nivel me vendet europiane. “Na duhet një shkencë e hapur, me liri të kërkimit dhe ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë tonë.”, përfundoi ajo.

Next Post
Nëse në vend të fjalës siçilian, vendosim fjalën shqiptar?

Para BE-së po tregojmë se jemi armiq të përbetuar të vetvetes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com