• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pr.ligji i ri/ Shqipëria gati të shndërrohet vend pritës në rast fluksi migrator të paligjshëm

by Java News
23/01/2019 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një pr.ligj i ri është dërguar së fundmi në Kuvend, i cili shërben si kuadër i ri ligjor për të strukturuar më tej luftën ndaj emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit të instancave të vendit tonë me shtetet në BE dhe gjithashtu, opëracioneve të përbashkëta.Sipas relacionit shpejgues, me anë të kësaj marrëveshjeje synohet forcimi i bashkëpunimit në fushën operacionale, për të luftuar emigracionin e paligjshëm, krimin ndërkufitar si dhe kryerjen e operacioneve të kthimit e të ripranimit në lidhje me menaxhimin e kufijve.

 

“Kjo  marrëveshje  do  t’i  hapë  rrugë  bashkëpunimit  në  fushat  e shkëmbimit të informacionit, analizës së riskut, trajnimit, kërkimit, zhvillimit të projekteve pilot, dhe operacioneve të përbashkëta.”-thuhet në relacion.

Ky projektligj është risi në korpusin e brendshëm ligjor, pasi nuk ka pasur rregullim ligjor specifik, të mëparshëm, sipas objektit të kësaj marrëveshjeje për palët nënshkruese.

Një pikë  e rëndësishme që duhet theksuar në ndryshimet e parashikuara në ligj, është gaditshmëria që Shqipëëria duhet të ofrojë në rast fluksi migrator, për të qenë një vend pritës.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes statusore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, “Mbi kryerjen e aksioneve nga Agjencia e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian në Republikën e Shqipërisë”” është planifikuar në programin analitik të projektakteve për Ministrinë e Brendshme, për vitin 2018, por që diskutimi do të nisë këtë fillimvit.

Kjo marrëveshje synon, sipas shpjegimeve përkatëse:

– rritjen e nivelit të bashkëpunimit të vendit tonë me vendet e BE-së në kuadrin e menaxhimit të kufijve dhe emigracionit të paligjshëm si dhe gjatë zhvillimit të operacioneve të kthimit e ripranimit;

– pjesëmarrjen në operacione të përbashkëta dhe trajnime;

– rritjen  e  nivelit  profesional  të  punonjësve  të  policisë  së  shtetit  dhe përcaktimin e detyrave e të kompetencave për menaxhimin dhe zgjidhjen e situatave;

– rritjen e bashkëpunimit operacional, shkëmbimin e informacionit si dhe krijimin e mundësisë për përdorimin e aseteve teknike e logjistike edhe në kufijtë e vendit tonë, në rastet e mundshme të flukseve të mëdha migratore, të papërballueshme me kapacitetet njerëzore dhe teknike të vendit tonë.

“Bashkëpunimi aktiv me vendet e treta është një element kyç i menaxhimit të integruar evropian të kufijve, i cili realizohet nëpërmjet Agjencisë të Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian.

Kjo agjenci ka si detyrim inkurajimin dhe lehtësimin e bashkëpunimit teknik dhe operativ ndërmjet shteteve anëtare dhe vendeve të treta. Gjithashtu, agjencia krijon mundësinë e bashkëpunimit me vendet e treta, e cila realizohet nëpërmjet marrëveshjeve specifike të punës.

Agjencia mundëson koordinimin në kuadrin e bashkëpunimit operacional në lidhje me menaxhimin e kufijve të jashtëm ndërmjet shteteve anëtare dhe vendeve të treta. Ajo mund të kryejë aksione në kufijtë e jashtëm, që përfshijnë një ose më shumë shtete anëtare dhe një vend të tretë, i cili është fqinj me, të paktën, një prej këtyre shteteve anëtare. Ky i jep mundësi agjencisë të ndihmojë edhe vendin tonë në menaxhimin e kufijve dhe të flukseve të migracionit.”- thuhet në relacion.

Mësohet se marrëveshja do të zbatohet vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe do të mbulojë të gjitha aspektet e nevojshme për kryerjen e aksioneve nga Agjencia e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian në Republikën e Shqipërisë, që do të zhvillohen në vendit tonë.

– rritjen e nivelit të bashkëpunimit të vendit tonë me vendet e BE-së në kuadrin e menaxhimit të kufijve dhe emigracionit të paligjshëm si dhe gjatë zhvillimit të operacioneve të kthimit e ripranimit;

– pjesëmarrjen në operacione të përbashkëta dhe trajnime;

– rritjen  e  nivelit  profesional  të  punonjësve  të  policisë  së  shtetit  dhe përcaktimin e detyrave e të kompetencave për menaxhimin dhe zgjidhjen e situatave;

– rritjen e bashkëpunimit operacional, shkëmbimin e informacionit si dhe krijimin e mundësisë për përdorimin e aseteve teknike e logjistike edhe në kufijtë e vendit tonë, në rastet e mundshme të flukseve të mëdha migratore, të papërballueshme me kapacitetet njerëzore dhe teknike të vendit tonë. /a.meta

Next Post
Bllokohet gomonia në Vlorë, dyshohet për 500 kg kanabis

Gomonia me një ton drogë drejt Italisë, pranga dy trafikantëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In