• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PR jo në koalicion me Berishën? Mediu: Do ishim fiktivë, mbështesim kandidatët e ‘Primareve’! Ndarja në PD, për interesa individësh

by Java News
20/03/2023 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Luftën’ brenda Partisë Demokratike, kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu e konsideron jo ndarje mes demokratëve por një ndarje të disa individë për interesa të ngushta. Sipas tij PD po del e ndarë në zgjedhje pasi nuk u arrit të dilej mbi këto interesa.

“Unë jam përpjekur deri në momentin e fundit që të gjendej një rrugë e përbashkët, kam punuar edhe me z. Alibeaj, edhe me z. Bardhi dhe deputetë të tjerë. Kam folur edhe Berishën, Nokën, Bylykbashin dhe kam parë që përplasja ishte kush është më i fortë dhe kush duhet të kishte Partinë Demokratike.

Të dyja palët janë të detyruara të bashkëpunojnë. Edhe nëse do të formohen dy parti ato do të jenë të detyruara më vonë, qoftë para zgjedhjeve, qoftë prapa, do t’u duhet të bashkëpunojnë”, tha Mediu i ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarët Lorenc Vangjeli dhe Denis Minga.

I pyetur se pse nuk është në një koalicion me Sali Berishën por është Meta, Mediu thotë se nëse do të kishte një listë me Berishën PR do të kishte pjesëmarrje fiktive në zgjedhje.

“Nuk është se nuk e kemi pasur këtë diskutim me z. Berisha por edhe me kolegë të tjerë. Ne kemi bërë propozimet tona. Gjatë gjithë kësaj kohë ne kemi folur gjithmonë se duhet një PD e bashkuar. PR do të ishte krejtësisht fiktive si pjesëmarrje në zgjedhje. Unë kam pasur bindjen se duhet të jetë një kryetar bashkie dhe sa më shumë lista për këshilltarë. Ne propozuam një formulë që PR të bëhej pjesë por ku dy PD të ishin bashkë. Në atë debat të brendshëm PR nuk mund të mbante një qëndrim. Ndarje nuk kishte të bënte me demokratët por me interesa elektorale. Edhe ndarjet më parë gjithmonë kanë sjellë fragmentarizëm opozitar. Ne do të mbështesim kandidatët për kryebashkiakë dhe do të kemi listën tonë”, u shpreh republikani Mediu.

Por sa i përket kandidatëve për kryebashkiaku kryetari i Partisë Republikane është i qartë. Ai thotë se ai do të mbështesë kandidatët e “Primareve’ duke thënë se në fakt këta kandidatë i mbështet edhe pala e Alibeajt.

“Z. Alibeaj, Bardhi dhe të gjithë po u bëjnë thirrje kandidatëve të ‘Primareve’ që të vijnë dhe të regjistrohen me siglën e PD. Pra, ata janë të gatshëm të votojnë këta kandidatë. Unë do të mbështes këta kandidatë se edhe vetë partia tjetër i pranon këta 61 kandidatë. Me Primaret është krijuar një proces”, u shpreh Mediu në ‘Kontrast’, duke shtuar se “ne kemi nevojë për një të djathtë të formatuar brenda vlerave të vërteta të së djathtës. Duhet identitet i qartë politik”

Në fund Mediu e kishte edhe një mesazh për Metën.

“Sikur PL të ishte jashtë do të ishte më mirë sepse do të ishte më e angazhuar në terren. Është një nga makineritë më të forta elektorale në vend. Kështu duket sikur e ka fituar në tryezë. Nëse të gjitha partitë opozitarë do të kishin të gjithë kandidatë, do ishte një armatë njerëzish”, tha ai./m.j

Next Post
Skemat subvencionuese/ Mbështetja në bujqësi e blegtori, dyndje të fermerëve që në ditën e parë të aplikimeve

Skemat subvencionuese/ Mbështetja në bujqësi e blegtori, dyndje të fermerëve që në ditën e parë të aplikimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In