• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pr.buxheti i RTSH në 2,9 miliardë lekë, Bungo: Në dhjetor diskutojmë për Drejtorin e ri

by A R
13/11/2024 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projektbuxheti për vitin 2025 i Radio Televizionit Shqiptar është diskutuar të mërkurën (13 nëntor) në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, njoftoi se në mbledhjen e radhës në dhjetor, Këshilli do të diskutojë për hapjen e garës për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm. Kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa, ftoi edhe anëtarët e tjerë që të jenë prezentë në mbledhje, ndërsa ngriti shqetësimin se kërkesa e tyre për hapjen e garës sa më parë nuk është shqyrtuar në kohë.

Sakaq, Drejtoresha e komanduar e RTSH-së. Aurora Polo, deklaroi se për realizimin e misionit që ka institucioni, projektbuxheti i 2025-ës parashikohet në vlerën 2 miliardë e 900 milionë lekë. nga të cilat 2 miliardë e 131 milionë lekë nga të ardhurat e RTSH-së.

“Në pr.buxhetin e 2025 për RTSH janë paraqitur 770 mln fonde buxhetore ose 50 mln lekë më lartë se në 2024.

I pandryshuar kanë qenë shërbimet për shqiptarët jashtë kufirit dhe në gjuhë të huaja 279 mln lekë; Projekte filmike, artistike me rëndësi mbarëkombëtare në vlerën 91 mln lekë; Orkestra Simfonike e RTSH-së 100 mln lekë.

Në ndryshim nga 2024, janë programe projekt teknike dhe futja e teknologjive të reja në investime në vlerën 300 mln lekë ose 50 mln lekë më shumë se në 2024.

Për realizimin e misionit të tij, RTSH në pr.buxhet ka parashikuar 2 mld e 900 mln lekë, përkatësisht: 770 mln lekë nga financimi buxhetor;

2 mld e 131 mln lekë  nga të ardhurat e RTSH-së (1.8 mld lekë nga tarifat e aparatit që RTSH merr; 130 mln lekë nga shfrytëzimi i infrastrukturës transmetuese; 146 mln lekë nga reklamat; 50 mln lekë nga të ardhura të tjera)”, deklaroi Polo.

Kjo e fundit parashtroi para anëtarëve të Komisionit për Median edhe kërkesat që ka RTSH sipas programeve të shpenzimeve. Po ashtu, ajo vuri theksin te rritja e pagave të punonjësve të RTSH-së.

“Shërbimi për shqiptarët jashtë kufijve dhe shërbimi publik i gjuhëve të huaja. Politika e RTSH për këtë program është përcjellja në kohë reale e Radios dhe Televizionit në gjithë zhvillimet politike, ekonomike, sociale, kulturore, sportive, historike për gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufirit të Shqipërisë.

Arkiva e pasur e RTSH- filma prodhim kinostudio, teatro, prodhime filmike të rtsh, seriale, filma me metrazhe të gjatë e të shkurtër.

Shpenzimet për shqiptarët jashtë kufirit të Shqipërisë dhe shërbimit për publikun në gjuhë të huaj është në vlerën 320 mln lekë. Financimi buxhetor i parashikuar për këtë program në 2025-ën është në vlerën 279 mln lekë.

Kërkesat buxhetore shtesë për shërbimin për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë dhe shërbimin për publikun gjuhë të huaj qëndrojnë në nivelin 41 mln lekë për vitin 2025. Synohet që paga mesatare e punonjësve të këtij shërbimi të shkojë në nivelin e 91 mijë lekë, nga 78 mijë lekë që është aktualisht”, u shpreh Polo.

Drejtoresha e komanduar e RTSH-së deklaroi më tej se një kërkesë e saj ka qenë edhe ulja e taksës së shërbimit me Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes nga 10% në 2%.

Ajo shtoi, ndërkaq, se rritja e taksës së aparatit televiziv do e lehtësonte buxhetin e shtetit dhe do e ndihmonte vetëfinancimin e institucionit.

“Rritja e pagave të punonjësve të orkestrës, apo ata që mbështeten nga këto financime buxhetor me 15%. Nëse miratohet buxheti që kam kërkuam për 2025-ën, do rrisim pagat e gjithë institucionit. Rritja e taksës së aparatit sepse jemi më të ulëtat në rajon. Me rritjen e taksës lehtësohet buxheti i shtetit sepse dalim me vetëfinancim. Të ulim taksën e shërbimit me operatorin e sistemit të shpërndarjes në 2% nga 10% që është”, përfundoi Polo.

/a.r

Next Post
Spastrimi i gjeneralëve, Trump krijon ekipin për të larguar drejtuesit e Pentagonit

Spastrimi i gjeneralëve, Trump krijon ekipin për të larguar drejtuesit e Pentagonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Policia nuk kishte fotografi”, ish-drejtori tregon rastin: Si nuk po e gjenim dot vrasësin

“Policia nuk kishte fotografi”, ish-drejtori tregon rastin: Si nuk po e gjenim dot vrasësin

March 30, 2026
“Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

“Ekzekutimi në Rinas i barabartë me 200 vrasje”, Karanxha: Ngjarje e rëndë që duhet zbardhur

March 30, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Debati/Mërtiri: Pse PD nuk respekton rregullat?Alimehmeti: Nëse jeni anëtar, keni të drejta të plota

March 30, 2026
Grabisnin bankomatet duke i shkulur me kamion-vinç, Prokuroria në Spanjë kërkon 55 vite burg për bandën e shqiptarëve

Grabisnin bankomatet duke i shkulur me kamion-vinç, Prokuroria në Spanjë kërkon 55 vite burg për bandën e shqiptarëve

March 30, 2026
Qeveria Kurti miratoi propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim angazhimin e fortë të Kosovës për paqen

Qeveria Kurti miratoi propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim angazhimin e fortë të Kosovës për paqen

March 30, 2026
“Ndërkombëtarët nuk e kanë partner Berishën”, Mërtiri: Opozita nuk ka vizion për pushtetin!

“Ndërkombëtarët nuk e kanë partner Berishën”, Mërtiri: Opozita nuk ka vizion për pushtetin!

March 30, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Alimehmeti: Kushdo që kandidon përballë Berishës nuk fiton. Mërtiri: Pse nuk lejohet Salianji të kandidojë?

March 30, 2026
Bregu: Berisha e përdor PD-në për hallet e veta, bën përjashtime kur po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale

Bregu: Berisha e përdor PD-në për hallet e veta, bën përjashtime kur po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale

March 30, 2026
Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

March 30, 2026
“Epsteini” ynë

Ëndrra e Berishës për të “shpërfytyruar” kundërshtarët

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In