• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pr.buxheti 2026/ 8.8 miliardë euro, 100 mln euro për pensionet! Ja sa shkojnë për rimbursimin e ilaçeve, indeksimi i pagave…

by Os De
04/11/2025 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me një buxhet prej 8.8 miliardë eurosh, qeveria parashikon për vitin 2026 një rritje të ndjeshme të shpenzimeve sociale dhe investimeve publike. 100 milionë euro do të destinohen për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e medikamenteve. Fondi për rindërtimin do jetë në 50 milionë euro. 

Të ardhurat e planifikuara kapin vlerën e 823 057 milionë lekëve, shpenzimet 886 764 milionë lekë, ndërsa deficiti buxhetor parashikohet 63 707 milionë lekë. Për 11 kontrata koncesionare do të shpenzohen 120 milionë euro, një ulje e lehtë krahasuar me 123 milionë eurot e këtij viti. 

Investimet publike për vitin 2026 janë planifikuar në masën 6.5% e PBB ose 179.6 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 5 miliardë lekë dhe 6.8 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga plani i rritjes me BE). 

Shpenzimet buxhetore për vitin 2026 programohen në masën 886.8 miliardë lekë ose rreth 31.9% e PBB duke rezultuar rreth 55 miliardë lekë më shumë se plani i rishikuar i vitit 2025. Në shpenzimet buxhetore për periudhën 2026-2028 sigurohen burimet e nevojshme për arritjen e angazhimit të qeverisë për rritjen e pensionit minimal në nivelin e 200 euro në muaj dhe atij mesatar në nivelin e 400 euro në muaj. Krahas kësaj politike, parashikohet financimi i plotë i efektit të rritjes së pagës minimale prej 50 mijë lekë në muaj. 

Për herë të parë, parashikohet edhe indeksimi i pagave të administratës publike në masën 2.5% duke filluar nga data 1 janar 2026. 

Gjithashtu, për vitin 2028 janë parashikuar efektet buxhetore të rritjes së pagës minimale në nivelin 60 mijë lekë në muaj, e shoqëruar me indeksimin e pagave në administratën publike me inflacionin e pritshëm të vitit paraardhës. 

Buxheti për vitin 2026 është 

Të ardhurat 823 057 milionë lekë 

Shpenzimet 886 764 milionë lekë 

Deficiti 63 707 milionë lekë 

 

Next Post
Marrëdhënie biznesi – mbështetur mbi respektin e ndërsjelltë

Marrëdhënie biznesi - mbështetur mbi respektin e ndërsjelltë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

February 21, 2026
Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

February 21, 2026
Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

February 21, 2026
Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

February 21, 2026
Paraja jashtë bankave u rrit në mbi 409 miliardë në korrik, rekord këtë vit në Shqipëri

Gjithçka që duhet të dini për deklarimin e të ardhurave

February 21, 2026
Emri i tij u propozua nga krimi, apo…? Akuzohet për lidhje me bandat, Jurgis Çyrbja dëshmon nesër për herë të parë në SPAK

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

February 21, 2026
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat e kombit me të ardhmen e tij

Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat e kombit me të ardhmen e tij

February 21, 2026
“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

Pse vendimi për tarifat është historik: Pushteti i Trump nuk është i pakufizuar

February 21, 2026
Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In