Ashtu sikundër paralajmëruan në seancë plenare, Grupi Parlamentar Demokrat pritet të dorëzojë sot një kallëzim penal për koncensionet e dy akseve rrugore shumë të debatuara Orikum – Dukat dhe Milot-Balldren.
Kallëzimi vjen pasi maxhoranca socialiste rrëzoi me shumicë votash dekretet e Metës, që kthenin ligjet për rishqyrtim në Kuvend.
Kallëzimi penal do të dorëzohet në Prokurorinë e Tiranës nga deputeti Halit Valteri, i cila në seancën e së enjtes apeloi që të nisin hetimet për pr/ligjin për koncesionet e rrugëve; Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.
Në një prononcim për mediat Valteri u shpreh se ky kallëzim në organin e akuzës bëhet për të ndëshkuar sipas tij grabitësit.
/a.r