• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PPP-të, Civici: Dështuan si pasojë e abuzimeve dhe keqmenaxhimit!

by Java News
28/01/2019 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të hënë, në Komisionin e Ekonomisë pati debate të shumta për disa çështje, mes tyre edhe pr.ligjin që heq mundësinë e “propozimeve të pakërkuara” për koncesione të partneritetit publik-privat. Opozita kërkon që kjo nismë të mos hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti, por menjëherë. E kërkon madje një analizë transpartente për dëmet që kanë shkaktuar PPP-të, sipas saj, në arkën e financave të shtetit.

Për të folur për këtë çështje, i ftuar në “Top Talk” ishte eksperti i ekonomisë, Adrian Civici. I pyetur nëse thjesht nuk funksionoi apo ishte e dëmshme për Shqipërinë skema e PPP-ve, Civici veçoi si problem mënyrën e menaxhimit.

“PPP-të në konceptin e tyre janë një praktikë e njohur ndërkombëtarisht, edhe në vendet e zhvilluara, apo ato në zhvillim, por problem kryesor në Shqipëri ishte ngërçi në funksionimin e saj, për shkak të abuzimeve, keqtrajtimeve, apo një mënyrë menaxhimi që linte shumë për të dëshiruar, sa i përket standardeve të cilësisë së tyre”, tha Adrian Civici.

Mes hapësirave të mundshme të ligjit, apo tendencave për t’i keqpërdorur PPP-të, për nga mënyra sesi u zbatuan në Shqipëri, Civici i cilësoi më shumë si një vullnet të qeverisë për t’i realizuar si PPP, pa i plotësuar me të gjithë arsenalin e domosdoshëm nga ana institucionale dhe funksionimit të tyre.

“Po të shohim dokumentin e Bankës Botërore për PPP-të dhe praktikat më të mira të vendeve që i kanë zhvilluar, çdo investim i kësaj forme përveçse duhet të bëjë pjesë në prioritetet strategjike të një vendi dhe në shërbimet e domosdoshme publike, që nuk i realizon dot nëpërmjet buxhetit apo përmes investimeve të huaja direkte, përtej kësaj ne nuk arritëm të krijonim as bazën e plotë ligjore, as institucionet që do t’i mbikëqyrin, verifikojnë dhe vlerësojnë; as një sërë indikatorësh financiarë dhe transparence për mënyrën e financimit dhe kostot e tyre”, tha Civici.

Civici i quajti ato më shumë si diçka partizane, një lloj vullneti qeveritar për t’i bërë me patjetër këto investime, por që u munguan 3 elementët që i bëjnë PPP-të transparente, të qarta për eficencën e tyre dhe me kosto më të pranueshme.

Eksperti i ekonomisë nënvizoi sërish se ato janë të aplikueshme gjerësisht, që fillimet e tyre i kanë në SHBA-të e viteve ’60-’70, për dy qëllime kryesore: për të rinovuar të gjithë infrastrukturën publike që s’mund të bëhej me fondet federale, e së dyti për të futur në sektorin publik dhe shërbimet publike metodat dhe eficencën e sektorit privat.

“Në formën që ne po i zbatojmë sot, e patën suksesin dhe zgjerimin më të madh në kohën e qeverisë laburiste të Tony Blairit në Britaninë e viteve ’90-2000. Pas këtyre viteve ka pasur një rritje si në vendet e Europës Lindore, ashtu dhe ato të Bashkimit Europian”, tha Civici.

Abuzimi me PPP-të, sipas tij ka pasur polemika politike edhe në vendet e tjera, pasi janë nga projektet më të diskutueshme.

“Ashtu siç vlerësohen për eficencën apo shërbimet që kryen, po ashtu kanë një sërë pikëpyetjesh mbi mënyrën e menaxhimit dhe trajtimit të tyre. Por, sa më pak i zhvilluar të jetë një vend, aq më problematike bëhen PPP-të, mbi të gjitha për kostot. Në shumicën e rasteve ato u shpëtojnë tenderimeve apo garës konkurruese për sa i përket ofertës më të mirë. Pra fillojnë të bëhen pjesë e një klientelizmi qeveritar, në emër të një nevoje që ka zhvillimi i vendit për financimin e diçkaje”, u shpreh Civici.

Por a janë PPP-të një xhep i fshehtë për të rritur borxhin publik?

“Jo vetëm xhep i fshehtë, por edhe i hapur do të thoja, sepse investohen në disa forma. Në rastin kur i tërë investimi merret përsipër nga buxheti i shtetit dhe privati nuk ka asnjë lloj përgjegjësie apo angazhimi financiar, ai është një borxh i drejtpërdrejtë ose i fshehur që do të detyrohet të shlyhet në vitet në vijim. Ka edhe një version tjetër, pak të aplikuar nga ne, që ngjajnë me natyrën e koncesioneve, ku shteti të jep të drejtën për një investim për të ofruar një shërbim të caktuar, në infrastukturë, shëndetësi apo arsim, por të ardhurat do t’i marrësh në funksion të pagesës që do të bëjnë përdoruesit e këtij shërbimi”, tha Civici, me shtetin që sipas tij ofrohet thjesht si plotësues ose garantues për një nivel minimal të ardhurash.

Sipas tij, kjo lloj forme shkon më shumë në favor të xhepave të qytetarëve, ose atyre që përdorin shërbimin me PPP, por lehtëson edhe buxhetin e shtetit.

“Shqetësimi më i madh i FMN-së, BB-së dhe partnerëve tanë ka qenë mosjoshja nga drita verbuese e PPP-ve, pasi në plan të parë duket sikur po shtohen investimet, sepse në fakt, dalëngadalë ato bëhen peshë në borxhin publik”, tha Civici./tch

 

/a.meta

Next Post
Sigurims? Autoriteti i Dosjeve reagon për Bujar Sheshin: Të dhënat janë kontradiktore!

Bujar Sheshi drejt shkarkimit? Thirret në interpelancë Autoriteti i Dosjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In