Më shumë se 500 anëtarë të një familjeje kineze kanë pozuar së bashku në një fotografi të fundit familjare. Fotot janë marrë në bashkimin familjar të familjes Ren në fshatin Shishe, në provincën Lindore të Kinës.
Ato janë bërë javën e kaluar gjatë Vitit të Ri Hënor, që zakonisht festohet nga kinezët me tubime të mëdha familjare dhe ushqime.
E në fakt do mendoni sesi është realizuar një foto e tillë. Me dron, ishte fotografi Zhang Liangzong i cili realizoi foton me 500 anëtarët e familjes.
Fotot janë realizuar pranë një formacioni shkëmbinjsh në Shishe, ku Zhang ka thënë për BBC se origjina e familjes Ren, daton 851 vjet përpara, por pema e tyre familjare nuk është përditësuar më shumë se 8 dekada.
Megjithëse fotot e familjeve të mëdha janë të zakonshme në Kinë, ky rast ka befasuar shumë njerëz, për shkak të numrit të madh të tyre.