Një 63-vjeçar është ndaluar dhe gjobitur, pasi ka tentuar të kalojë kufirin në Kakavijë, teksa ka rezultuar pozitiv me koronavirus nga dokumenti mjekësor që posedonte.
Policia thotë se është ndaluar shtetasi me iniciale M.G., 63 vjeç, banues në fshatin Armen, të Vlorës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë të pikës kufitare të Kakavijës, pas kontrollit të dokumentit të PCR, ka rezultuar pozitiv me SARS- COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.
Gjithashtu, 63-vjeçarit i është vendosur edhe një gjobë prej 700.000 lekësh.
/a.r











