Të bësh gjumin mirë gjatë natës është njëra ndër gjërat më të mira për shëndetin fizik dhe mendor. Veçanërisht kur një të tretën e jetës sonë e kalojmë në gjumë. Pozicioni në gjumë luan një rol të madh, shkruan collective-evolution, transmeton Gazeta Express.
Pozicioni në të cilin flini mund të shkaktojë dhembje në supe, dhembje nga prapa, rritë rrudhat në fytyrë por edhe rritë gërrhitjen gjatë natës.
Në fund të fundit ky pozicion përcakton të bërit gjumë të mirë apo të bërit gjumë të keq, transmeton Gazeta Express.
Është e preferueshme që të flini 7-8 orë në mënyrë që të zgjoheni i freskët.
Dr. Steve Hoffman, themelues i Institutit “Core wellness”, na mëson pozicionin e duhurpër të fjetur. Kjo pozitë shkakton më pak stres në trup dhe jep një pasqyrë për mënyrën më të mirë për tu rrokullisur nga shtrati në mëngjes.
/Gazeta Express/