Pavarësisht nga përpjekjet për të fshehur të vërtetën, ditët e post Kretës ofrojnë realitetin e problemit në marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë. Nuk ka të bëjë me ligjerimin që konsumojnë përditë medjat, opinionbërësit, politika dhe segmentë të tjerë. Ky ligjerim është shprehje e mentalitetit dhe epersisë që ai ka krijuar mbi problemet reale dhe mundësitë e zgjidhjes së tyre, i marrjës peng të këtij reraliteti, ne atë shkallë sa që në çdo ballafaqim me të vërtetën prodhon frikshëm energji negative dhe reaksion. Thelbi i tij lidhet me mbajtjen gjallë të ideve romantike që i shërbyen egos nacionaliste të shek. XIX. Kuptohet që tek çdo popull, qoftë ballkanas apo evropian, pavarësisht vokalitetit dhe peshës politike, janë evidente linja shprehëse të egos etnike. Në rastin e Shqipërisë, qoftë si pasojë e traditës komuniste, apo i krizave të brendshme dhe nëvojës për të tërhequr vemendjen e publikut nga ato, qoftë në kushtet e mungesës së ideve alternative që promovojnë vizion evropian, apo edhe të investimeve të të tretëve në këtë drejtim, realiteti i egoizmit etnik iu injektua dhe iu imponua si misherim vital, politikës dhe diplomacisë zyrtare dhe opinionit publik.
Flet për këtë përpjekja për ta paraqitur takimin e Kretës si historik, në emër gjoja të asaj se diplomacia shqiptare për herë të parë i mblodhi në një paketë problemet e historisë dhe të së tashmës dhe ia la mbi tavolinën palës greke, pa bërë lëshime, apo edhe kultivimi para takimit i iluzioneve për pritshmëri triumfale.
Kjo është logjika e pashmangshme i këtij mentaliteti, e adresuar nga teoritë banale se në themel të Greqisë, të kombit grek dhe të arritjeve të tij historike e kulturore janë shqiptarët; nga promovimi i hartave me “troje shqiptare” deri në Pelopenez, (kufiri i fundit i Perandorisë Otomane në Greqi, por që mban gjallë centrifugalizmin shqiptar të kohës të Perandorisë Otomane); nga pretendimi si truall kombëtar shqiptar të gjeografisë së mitologjisë dhe të kulturës së lashtë greke; nga teoritë e dështuara Fallmerayerane, që mohojnë vazhdimësinë e grekëve të sotëm nga grekët e lashtë dhe atribuimi i kësaj trashëgimie shqiptarëve; nga paraqitja e Greqisë dhe grekërve si armiq përmanent që synojnë copëtimin e Shqipërisë dhe për pasojë, helmojnë raporte miqësore midis popujve, sidomos të rinisë.
Por, ky ligjerim masiv dhe shumëplanesh i cili ka fituar një status publik paprekshmerie që i shkon përshtat tabuve, bie ndesh me çdo lloj parimi të fqinjësisë së mirë në frymë Evropiane. Me këtë status iu imponua bisedimeve në Kretë, duke përjashtuar çdo pritshmeri jashtë këtij kuadri. (Të mendohet për një çast se çfarë do të ndodh nëse pala shqiptare do të pranojë të heq nga literatura zyrtare shkollore “trojet shqiptare” të Çamerisë dhe të gjithë Epirit të Jugut). Problemi, me fajtor primar politikën, e cila për konsum të brendshëm politik e stimuloi atë, bëhet më i vështirë, se është lëjuar të shkojë shumë larg pa lëjuar hapësira për kthim prapa.
Kuptohet që edhe pala greke, në kushtet e njohura ekonomike, politike dhe sociale nuk mund të anashkalojë faktorët e egos nacionaliste greke, pavarësisht nga mungesa e peshës në qeverisje, por me ndjeshmëri të lartë, sidomos pas ngjarjeve në Himarë. (Në Shqipëri qëllimisht është ngatërruar vazhdimisht faktori jo zyrtarë me qëndrimet zyrtare të shteti grek ndaj Shqipërisë) Nga ana tjetër, argumenti “i Shqipërisë së madhe”, artikuluar në mënyrë formale dhe informale, i cili nuk lë jasht Greqinë, i bën sensibilitetet dhe shqetësimet greke, të tilla që të kenë mirëkuptimin edhe të faktorit ndërkombëtar. Në këtë prizëm Ministrit Grek Kotzias, i duhej të ishte i kujdesshëm në Kretë. E kondiciononte këtë edhe propozimi i tij në vizitën në Shqipëri, qershor 2016, i mohuar nga Tirana, për një aleancë me faktorin shqiptar në Ballkan me horizont njohjen e Kosovës, që atij i kushtoi jo pak.
Gjasat tregojnë se Athinës i duhej të bëhej në këtë takim pak Çeki, që për interesat e një firme private të saj në Shqipëri, kërcenoi me veto në BE. Të bëhej pak Bullgari, e cila me disa mesazhe bllokuese për hapjën e negociatave integruese të Shqipërisë në BE, fitoi një minoritet kombëtar në Shqipëri, të bëhej pakëz Itali e cila, si “shpërblim” që hedh në det qindra shqiptarë, merr falinderimet e Tiranës zyrtare, për arsye se nxjerr nga fundi i detit një pjesë të truapve të tyre, .. ose pak Turqi etj. Pra, të dalë nga praktika e deritashme të përkrahjës pa kushte të integrimit të Shqipërisë në organizmat Euroatlandike, pa marrë kurrë ndonjë falenderim .
Pra, në këtë logjik takimi i Kretës konfirmoi jo aq egzistencën e problematikës në marrëdhëniet midis dy vendeve, se sa mentalitetin e njëanshëm që provokon “problematikë të komplikuar” duke e ricikluar çeshtje të tejshkuara dhe për interesa, shpesh të të treteve, që të kthejnë hisotrikisht pas. Fakti i pajtimit të të gjithë të interesuarve me vendimin për të mbajtur sekret përmbajtjen e bisedimeve, është i mjaftueshëm për të mbështetur këtë tezë.
Pas kësaj shqëtësimi po bëhet përditë dhe më i dukshëm. Nxitoi ta shprehte i pari kryeministri Rama, i cili e karakterizoi Kreten si sukses për faktin se palët pas vitesh replikash në distancë, u ulën në tavolinën e bisedimeve. (!!) Paralelisht, faktorë potentë që shquhen në kultivimin e mentalitetit shqiptar antihelenë, nxituan të zbusnin efektet në lidhje me iluzionet e krijuara po prej tyre për rezultate spektakolarë në favor të palës shqiptare. Avancimi i bisedimeve me zgjidhje në favor të të dy vendeve do të vinte në dyshim “drejtësinë” e klanit antihelenë, ndërkohë që justifikimi se “ishte takimi i parë dhe nuk priteshin rezultate” nuk bind, se takimit i paraprinë bisedime teknike dypaleshe që zgjaten dy vjet.
Shëmbulli më të spikatur vjen kolonel Pashaj. Ai që gati u shpall hero se përndezi “patriotizmin” për “tradhëtinë” në marrëveshjen e detit, para ca ditesh, në një të përditshme të Tiranës deklaroi se, “fajtori për këtë marrëveshje është pala shqiptare”. Pranon se marrëveshja “nuk ka qenë kundër Shqipërisë”. Ngarkon me teknicientet shqiptarë pasi demi që i shkaktuan vendit është se “prishja e marrëdhënieve midis dy vendeve” dhe porosit “të mos shkohet në arbitrazh”(!!). Në fakt zoti Pashaj, iu kundërvu Gjykatës Kushtetuese, e cila në thelbin e argumentitmit të vet pranon se negociatorët e marrëveshjës ndoqën një rrugë ligjore, në respekt të akteve nderkombëtare. Ajo kërkon antikushtetshmerinë e marrëveshjës me kërkesën për zbatim të parimeve të tjera, “më të leverdishme” për vendin, të cilat, po sipas Kushtetuesës, në të gjitha rastet janë produkt i vendimeve të Gjykatave Ndërkombëtare dhe aspak produkt negocimi dhe marrëveshjeje dypaleshe. (Arbitrazhi është forma më e thjeshtë e këtyre vendimeve.) Këtu ka edhe momente të tjera të dyshimta. Pse nuk u dënua asnjë nga negociatorët e marrëveshjës, “për tradhëti të lartë” por disa prej tyre u ngriten në përgjegjesi dhe perse qeveria do një marrëveshje “të rrezuar”?
Po ashtu, edhe problemet e tjera të paketës shqiptare në Kretë ishin paragjykuar paraprakisht nga mentaliteti i egos antihelene nacionaliste, kuptohet pa argumente. P.sh. në të ishte përfhsirë dhe “çeshtja çame”.
Nuk duam t’i referohemi vendimit të panegociueshëm të palës greke për këtë problem, por asaj se çfarë do thotë pala shqiptare nëse do të kishte në tavolinë dokumentin britanik PRO/FO 371/48094 R 18138, sipas të cilit shefi i misionit të aleatëve në Epir, Cris Woodhouse, pranon se Zervës iu dha urdhër për të pastruar Epirin nga Çamët. Çfarë do të thotë nëse do t’i vihen përpara vendimet e gjykatave greke që i akuzojnë çamet edhe për përpjekje të armatosur për cënim të tërësisë territoriale të Greqisë, për përmbysje të dhunshme të pushtetit lokal në Thesproti, të cilën edhe vet pushtuesit nuk e prekën, për vrasje dhe reprezalje kundër popullisisë civile greke? Në Thesproti është themeluar se fundmi një shoqatë e viktimave të çameve bashkëpunëtorë të pushtuesve. Doli në qarkullim edhe libri me dokumenta nga arkivat gjermanë mbi veprimtarinë bashkëpunuese me armë në dorë me nazistët të mbi 3 200 çameve. Në arkivat greke, egzistojnë dokumente italiane, turke apëo dhe austrohungareze, që vërtetojnë se elementi çam në Thesproti u përdor që me 1913 nga këto fuqi për të krijuar destabilitet në Epir. Me 1940 lufta italogreke kishte si pretekst provokimet çame dhe si kasus bashkimin e Çamerisë me Shqipërinë.
Përsa u përket të reneve grekë të cilët janë të renët e fitorës së parë lundër makinëns fashiste, janë dhe të vetëm të vrarë të luftës së dytë botërore që janë ende pa një varë. Pala shqiptare, para se të zbatojë një marrëveshje dypaleshe dhe një detyrim ligjor ndërkombëtar, duhet të sqarojë, a janë këta të renë fashizmit çlirimtarë të grekëve dhe shqiptarëve prej ketyre pushtuesve!? E them këtë pasi dhe qëndrimi zyrtar duket se pajtohet me qëndrimin që i quan të renët grekë pushtues. Nëse është kështu atëherë rezulton i dhenë dhe praktikisht fakti se Shqipëria ishte pjesë e perandorisë fashiste të Viktor Emanuelit III.
Atëherë, nëse pala Shqiptare nuk pranon si të abroguar ligjin e luftës me Greqinë të paktën sipas praktikës së ndjekur nga Athina me Italinë, duhet fillimisht ajo të abrogojë vendimin e parlamentit shqiptar (të zgjedhur para pushtitmit) të 15 qershorit 1940, i cili me brohoritje (dhe jo i imponuar) ktheu në ligj një dekret të Viktor Emanuelit, sipas të cilit Shqipëria ishte në luftë me cilindo shtet që do të ishte në lufte edhe Italia.(!) Por dihet se është shumë e vështirë që ego-ja nacionaliste e Shqipërisë të pranojë një diçka të tillë, edhe sikur Greqia t’ ja kërkojë me ngulm! Por, në emër të po kësaj ego-je nacionaliste, ka guximin t’ ja kërkojë Greqisë deri në imponim.
Së fundmi, për mendimin tim rezultati poziv në Kretë qëndron tek fakti se rezistoi sprova e diplomacisë së dialogut me aleat kohën për një ditë më të mirë, me shpresë së mentaliteti i egos nacionaliste të shek XIX mund t’i hapin rrugën vullnetit pozitiv për fqinjësi të mirë fhe të përspektivës evropinae të të dy popujve. FUND!