Kristjan Asllani i dhuroi fitoren Shqipërisë me golin e tij në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë.
Pas ndeshjes, gazeta më e madhe sportive në Itali, “Gazzetta dello Sport”, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: “Asllani mund Kvarën”.
“Gazzetta” e ka bërë këtë postim duke u nisur nga fakti që mesfushori shqiptar luan me Interin, ndërsa sulmuesi gjeorgjian me Napolin, në Serinë A.