• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Posti i lartë i që synon Bregu menaxhohet nga BE, kriteret dhe procesi i vendimmarrjes

by A R
31/01/2018 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot në media u përhap me shpejtësi lajmi se Majlinda Bregu kandidon për një post në një organizëm të huaj që menaxhohet nga Bashkimi Europian. Po në media u tha se vendi i është siguruar nga Kryeministri Rama.

Bëhet fjalë për Keshillin e Bashkepunimit Rajonal, ku është çelur gara për Sekretarin e Përgjithshëm dhe garojnë kandidatë nga gjithë vendet anëtare të Europës Juglindore mes tyre Kosova dhe Shqipëria. Deri më tani ky organizëm është drejtuar nga serbë dhe kroatë dhe kësaj radhe synon edhe Shqipëria përmes kandidaturës së ish-ministres së Integrimit, Majlinda Bregu.

Siç bëri të ditur përmes një statusi në facebook, znj. Bregu ka aplikuar vetë për këtë post, por procedura zyrtare dikton që shkresa të përcillet nga Ministria e Jashtme shqiptare. Nota verbale me firmë të drejtorit të MPJ, Ferit Hoxha i është nisur sot Presidences sllovene të SEECP ( Evropa juglindore)

Gara është e hapur dhe kandidatë të mundshëm janë të gjitha vendet e Europës Juglindore, si Serbia, Bosnja, Sllovenia, Bullgaria, etj. Procesi është i gjatë dhe pritet të mbyllet në qershor, ndërsa emrat e kandidatëve për Sekretarin e ri të Përgjithshëm të RCC kalojnë në disa raunde ku rol kyç në vendimmarje ka Komisioni Europian.

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht Ditmir Bushati dhe Behgjet Pacolli kanë secili nga një votë, që me gjasë do të jetë për Majlinda Bregun si e vetmja kandidate shqiptare në këtë garë.

Janë ministrat e Jashtëm të BE dhe Komisioni Europian që në fund zgjedhin se kush do ta drejtojë këtë organizëm të rëndësishëm përgjatë viteve 2019-2022.

Nëse i hedhin një sy dispozitave ligjore në nenin 19 i statutit te RCC, thuhet se kandidati duhet të jetë një figurë e fortë politike që ka marrëdhënie të mira me qeveritë e vendeve dhe partnerët ndërkombëtarë. Znj. Bregu njihet me për marrëdhënie të ngushta me Komisonin Europian, pasi ka qene ministre dhe kryetare e komisionit të integrimit.

 

Next Post
Reforma zgjedhore/ PD heq dorë nga votimi elektronik? Çuçi: Janë tërhequr

Votimi elektronik, PD: Procesi në qendrën e votimit, jo online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dyshohet për dy viktima

I vendosën eksploziv në makinë, shoferi në Konispol e pikas në kohë dhe ndalon

February 6, 2026
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

February 6, 2026
“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

February 6, 2026
Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

February 6, 2026
Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

February 6, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Mbetjet nga Tajlanda, zhvillohet sot seanca për masat e sigurisë për 20 të arrestuarit

February 6, 2026
Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, i gjenden mbi 164 mijë euro të falsifikuara në shtëpi

Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, i gjenden mbi 164 mijë euro të falsifikuara në shtëpi

February 6, 2026
Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

February 6, 2026
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

February 6, 2026
Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, kush janë katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, kush janë katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In