• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Postera në hapësirat publike/ Denoncon PS e Shkodrës: Ky standard të mos cënohet dhe fushata të mos bëhet pis për banalitete pa vlerë

by Java News
22/04/2021 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë mbetur vetëm tre ditë nga zgjedhjet e 25 prillit situata tuket e tensionuar. PS e Shkodrës ka denoncuar demokratët për shkeljet me afishimin e posterave në hapësirat publike.

Në një deklarat për media PS Shkodër thekson se ngrejme shqetësimin për shkeljen e udhëzimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga Partia Demokratike dhe kandidatë të veçantë të saj të cilët po cënojnë hapësirat publike.

PS i bën thirrje kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademit të përmbushë detyrimin ligjor që ky udhëzim i jep dhe të urdhërojë policinë bashkiake që të largojnë posterat elektorale nga vendet e ndaluara.

Deklaratë për shtyp e Partisë Socialiste Shkodër
Partia Socialiste dega Shkodër denoncon shkeljet që po bëhen nga subjekte politike të caktuara, për afishimin e posterave dhe materialeve informuese zgjedhore në hapësirat publike.
Neni 3, pika 2 e Udhëzimit Nr 6 Dt 23.03.2021 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i përcakton vendet ku ndalohet afishimi i materialeve elektorale duke ja lënë për kompetencë si për caktimin e vendeve të lejueshme, ashtu dhe zbatimin e këtij udhëzimi, kryetarit të bashkisë brenda territorit të vet.
Ngrejme shqetësimin për shkeljen e këtij udhëzimi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga Partia Demokratike dhe kandidatë të veçantë të saj të cilët po cënojnë hapësirat publike, duke shkelur kështu edhe nje standart të vendosur me konsensus nga subjektet politike gjatë reformës zgjedhore.
I bëjmë thirrje kryetares së Bashkisë Shkodër, Zonjës Voltana Ademi të përmbushë detyrimin ligjor që ky udhëzim i jep dhe të urdhërojë policinë bashkiake që të largojnë posterat elektorale nga vendet e ndaluara.
Për një herë të vetme Zonja Ademi të tregojë që është e paanshme kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit dhe Kodit Zgjedhor, duke i dhënë kështu mundësinë të gjitha subjekteve të ndjehen të barabartë në këtë garë elektorale. Më e rëndësishmja të respektojë hapësirat publike të qytetarëve të saj dhe mos lërë vend për abuzime por dhe shëmtim të këtyre hapësirave, sikurse ndodhi në kohën kur ajo kandidoi për kreun e bashkisë dhe që vetë qytetarët shprehën indinjatë për flamujt dhe posterat e pafund në qytet.
Ne që në krye të herës me nisjen e fushatës zgjedhore, jemi treguar korrektë në respektimin e ligjit por dhe hapësirave publike, ndaj kërkojmë që në përmbyllje të kësaj fushate, ky standart të mos cënohet dhe vetë fushata të mos bëhet pis për banalitete pa vlerë.
g.kosovari
Next Post
VIDEO: “Demokracia është e paçmueshme”/ Ambasadorët e BE dhe SHBA kanë një mesazh për të gjithë shqiptarët!

VIDEO: "Demokracia është e paçmueshme"/ Ambasadorët e BE dhe SHBA kanë një mesazh për të gjithë shqiptarët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In