• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Poshtërimi i bostanit dhe Irfanit

by Frrok Çupi
05/09/2022 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Të dy këta ‘personazhe’ kanë jetuar në kohë të ndryshme. Irfani është i tanishmi, plot lëng çudirash e ujëra të ndenjura. Ky solli edhe një herë në skenë habitatin e hershëm të një bostani të rritur në bjeshkë; veçse bostani nuk ka as ndërgjegje e as kode burrërie. Irfani si qenie, i ka edhe njërën, edhe tjetrin; por u shfaq poshtërues në publik:

Irfani guxoi t’i thotë mikut se ‘të kam dhënë edhe bukë kur më erdhe në shtëpi!’. S’ka ndodhur kurrë mes ne shqiptarëve t’i përmendë bukën mikut.

Kjo ka ndodhur veç edhe një herë tjetër!, edhe kjo e vetme kishte ndodhur me bostanin. Thonë se ishte rritur lart, në fshatin Margegaj të Tropojës, atje ku normalisht nuk rritet bostani. I zoti i shtëpisë e kishte përkujdesur vetë dhe e kishte shënuar se ‘do ta therte kur të vinte deputeti’. Tre muaj i kishte ‘zënë pritë’ deputetit të zonës që ta kishte për një drekë. Dhe një ditë deputeti, me dy tre miq, ia bëri nderin, i erdhi në shtëpi. Ka qenë Veli Dedi, deputet, Gjeneral Major, luftëtar i madh kundër Fashizmit, burrë i ndereve të mëdha.

Bujti deputeti mes zgjedhësve të tij të Tropojës, njerëz të kodeve të mikpritjes. Por aq ishte, mbaroi dreka, bostani në fund doli ‘kuq si pisha’ dhe biseda e mirë. I zoti i shtëpisë po e përcillte deputetin teposhtë  rruginës së ngushtë mes arave. I futi krahun dhe e mbajti pak mënjanë.

-Shoku deputet, du me çue djalin në shkollë, ma gjaj një bursë.

-A ke ba kërkesë në Komitet? Atje duhet me shkue!- i tha Veli Dedi.

-Atje nuk më napin bursë…,- tha malësori.- Se edhe notat nuk i ka të mira djali.

-Epo ndryshe nuk bahet!, i tha deputeti.

-Ça po më thu kështu mor burrë!, u ndal mikpritësi dhe e pa deputetin në dritë të syrit. “ Bash për këtë punë e shtrova drekën, e ti më thua jo!. Edhe bostanin e thera veç për ty. Nuk bahet bostani këtu, po bash për ty e mbolla…”.

Kështu e zgjati zemëratën mikpritësi me deputetin; më shumë mbi bostanin që ishte rritur ‘aty ku nuk rritet’.

-Ku ishte rritë ai bostan, o vëllai im, a më çon te ai vend ku mbiu bostani?!.

“Po!”,  tha malësori dhe e drejtoi mikun te rrënjët e ‘bimës së fatit’.

-Qe, këtu!, tha malësori, dhe tregoi me gisht tokën.

Veli Dedi u ul pak në gjunjë, futi gishtat në fyt dhe…:

“Këtu ta lashë bostanin, mor mik!”, tha deputeti e mori rrugën për të dalë nga fshati.

… U bënë pesë ditë që në shtëpinë e Irfan Hysenbelliut, për veshët e gjithë publikut, po buçasin fjalët se ‘të kam dhënë një drekë këtu o Edi Rama!’. “Deputeti” që ndenji në hijen e pishave për drekën e Irfanit, ende nuk ka ardhur të fusë gishtat në fyt mu aty në rrënjët e pishës, e t’i thotë: “Na, ta lashë këtu drekën, mor vëlla!”.

Të gjithë ne që dëgjojmë historinë e drekës, jemi bërë të shkojmë te pisha e t’i themi “Na Irfan, edhe drekat tona, na!, ça kemi ngrënë deri tani, merri”, veç na lë të qetë.

Zgjohemi në mëngjes e biem në mbrëmje me zhurmat e zërave të televizionit dhe gazetës së Irfanit. ‘News 24’ tani për të gjithë ka kuptimin pervers se ‘nuk u lëmë të qetë 24 për 24 orë’ nëse nuk na ktheni drekat e ngrëna. Zhurmë e madhe, kamera dhe pamje nga hotel- fjetësi kolumbian, nga hotel- fjetësi italian, nga hotel ndreqësja turke, nga njëri që kaloi aty pranë e tha ‘Irfani m’i ka dhënë  lekët në bankë’…

Më në fund edhe gazetarët e analistët janë vënë në radhë për të mbrojtur ‘bostanin e Irfanit’.

O zot çfarë turpi. Këta po thonë se ‘po shkelet liria e medias’. Vetëm media as liri mediash nuk ka në këto pellgje të Irfanit. Megjithatë analistët sapo morën vesh se në ujëra të turbulla mund të dalë diçka, shpikën ‘lirinë e medias’. U vunë në radhë si para sporteleve të Sudes dhe thanë fjalë për “Lirinë”. Tani nuk duhet me qenë më gazetar; betohem se nuk duhet e nuk duhet!, kurrë!,-  përderisa media u nënshtrua para Irfanit dhe vetë gazetarët mashtruan publikun me ‘Lirinë e Medies’.

Edhe median e poshtëroi dhe e korruptoi Irfani; tani çfarë mbetet!? Pas pak ditësh Irfan Hysenbelliu do të ketë emrin në listën e zezë të Britanisë së Madhe dhe do t’i konfiskohen vilat në Britani, por këtu shpallet si hero i ‘Lirisë’. Me ‘Lirinë’ e lidhin edhe interesat financiare që ka me ‘Lirinë e Metës’ ku dikush pret në sallën e Gjyqit për krimin e larjes së parave…

Megjithatë gazetarët kërkojnë shkronja e kronika nëpër pellgjet e Irfanit, i duan për t’i paraqitur si ‘flori e shkuar floririt’ të lirisë së medias.

Njëri prej tyre tha një sentencë perlë, duke mbrojtur Irfanin:

“Të vijë këtu opozita.., – tha- e opozita të bëhet GARDH në mbrojtje të pishinave!’.

U mrekullova nga kjo gjetje e rastësishme e analistit të shquar. Nënkoshienca e analistit kishte kapur se ujërat e Irfanit nuk mbahen më, aq sa mund t’i mbajë ujërat një gardh. Por këto janë ujëra të pista, aq të pista sa i mban edhe gardhi!, deshte me thënë analisti i shquar.

Next Post
Qëllohet me armë 60-vjeçari në dyqanin e fruta-perimeve, Policia kap autorin e dyshuar

Po transportonin 50 emigrantë të paligjshëm, arreston 3 persona në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com