• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Poshtë ambasadorët! Rrofshin ambasadorët!

by Mustafa Nano
17/07/2020 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano

Në jetën publike shqiptare ka shumë aktorë, qeveria, opozita, institucionet, politikanë, gazetarë, intelektualë, ambasadorë të huaj. Këta të fundit, ambasadorët pra, janë aktorë shumë të rëndësishëm që luajnë në skenën tonë publike. Janë gjithnjë e më shumë të rëndësishëm. Roli i tyre rritet përpjestimisht me humbjen e besueshmërisë së klasës politike shqiptare e të aktorëve të tjerë lokalë.

Sot për sot ata janë zëri më i besueshëm në diskutimin publik në Shqipëri. Ata nuk kanë interesa pushteti apo ndikimi në Shqipëri, nuk kanë as interesa ekonomikë për të mbrojtur, nuk janë as emocionalisht të përfshirë në betejat e këtushme. Ndërsa aktorët lokalë ndahen edhe për Koliqin apo Camajn dhe me të drejtë, ndërkombëtarët e kanë zero ndjeshmërinë për gjëra të tilla.

E vetmja rrethanë apo element që ua cënon apo lëndon integritetin e qëndrimeve e të opinioneve të tyre mund të jetë padija apo mosnjohja apo paaftësia për të bërë vlerësime të situatave të caktuara, apo – në rastin më të keq – ndonjë simpati personale ndaj aktorëve politikë lokalë. Fjala vjen, njëri pëlqen Ramën se është i shpërpjestimuar e plot ngjyra, pa u bërë merak se këto mund të jenë shenja se Rama është i rrezikshëm, e tjetri pëlqen Bashën sepse është i thjeshtë e normal, pa u bërë merak se kjo mund të vijë ngaqë Basha është thjesht një idiot i dobishëm.

Ne kemi nevojë për zëra të paanshëm e jo partizanë apo për zëra sa më pak partizanë të jetë e mundur. Prandaj, i kemi pranuar me dëshirë si arbitra. Edhe pse mund të mendojmë gjithë ditën e ditës se kjo gjë nuk shkon, se nuk ka kuptim që ata të sillen si faktorë kushtetues në jetën tonë politiko-institucionale pa qenë në të vërtetë faktorë kushtetues, ne prapëseprapë i pranojmë ata. Ne duam që ata ta luajnë këtë rol. Kur ambasadorja amerikane hesht, apo vonon të flasë, të gjithë ne shqetësohemi dhe i kërkojmë asaj ta thotë të vetën. I lutemi asaj të flasë, ta nxjerrë xhevahirin nga goja, ta ndajë shapin nga sheqeri apo grurin nga egjra, ta nxjerrë shpatën nga milli, e ta zgjidhë nyjen tonë gordiane, pas së cilës ne krijojmë një nyje tjetër gordiane, e pastaj një tjetër e pastaj një tjetër. Nuk di për sa kohë mund të vazhdojë kjo punë, por hë për hë nuk kemi zgjidhje e zgjedhje tjetër. Nuk kemi arbitra të tjerë. Sepse institucionet tona në letër të pavarura, që do duhej të luanin rolin e arbitrit, janë ndërtuar që të jenë partizane.

Për vite të tëra, të huajt, partnerët tanë ndërkombëtarë, të majtë, të djathtë, të qendrës, të bardhë e të zinj siç thoshte gjyshja ime pa asnjë disponim racist, na thoshin se opozita ishte krejt gabim me vendimet që kishte marrë e me sjelljen e vet dhe e vërteta ishte që opozita ishte gabim. Kurrë nuk ka pasur një opozitë kaq të gabuar. Zërat lokalë në mbështetje të opozitës u tërbuan prej këtyre qëndrimeve, e çfarë nuk thanë për ndërkombëtarët. Zbuluan që ata ishin edhe kurva e kurvarë. Në këtë lojë u përfshinë të gjithë aktorët lokalë opozitarë, nga Presidenti që donte t’u tregonte vendin Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e deri te kolegë të mijtë që nuk linin rast pa vjellë vrer kundër kujtdo e pa thënë se “nuk do pyesim ndërkombëtarët, se zot në Shqipëri ishin shqiptarët”.

Tani, për herë të parë pas shumë vitesh ne po shohim kritika të partnerëve ndërkombëtarë ndaj Edi Ramës. Ky duket një zhvillim interesant, nëse nuk mbetet episodik. Dhe zërat opozitarë, të njëjtët zëra që deri para ca kohësh flisnin për një disponim të lig e për një komplot ndërkombëtar ndaj Shqipërisë, kanë filluar të kapen nga një ngazëllim i madh. Dhe po na thonë: hej, duhet t’u vëmë veshin opinioneve të tyre.

Unë vazhdoj të mendoj sot atë që kam menduar dje. Ambasadorët, e në përgjithësi të huajt, janë më të besueshmit në diskutimin publik në Shqipëri. Nuk është e thënë ta kenë drejtë sa herë që hapin gojën, dhe nuk është e thënë që duhet të emocionohemi më shumë sesa duhet prej atyre zërave, por ata, në ndryshim nga ne të këtushmit, nuk kanë asnjë konflikt interesi që mund t’ua bëjë pis opinionet e qëndrimet. Ambasadorët janë duke luajtur në Shqipëri një rol të bezdisshëm, por pozitiv. Ata janë një e keqe e nevojshme.

Prandaj, poshtë ambasadorët sepse janë duke luajtur një rol publik që nuk u takon. Rrofshin ambasadorët, sepse janë të vetmit që mund të luajnë rolin e arbitrit në sherret tona. Sikur të mos jenë ata, këtu nuk dihet çfarë ndodh. Edhe një luftë civile mund të ndodhë.

Next Post
Motori del nga rruga, plagoset rëndë drejtuesi në Tiranë

Motori del nga rruga, plagoset rëndë drejtuesi në Tiranë

TË FUNDIT

Kurti pas balotazhit: S’na ndali dot as bashkimi i gjithë kundërshtarëve… Qeverisim në 7 komuna

BE hoqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës, reagon Kurti: Opozita bllokoi 1 miliard euro

December 19, 2025
“OJF në Shqipëri, shushunja”, Hila për përmendjen e Berishës në Kongresin Amerikan: E ekzagjeruar të thuash se zhurma u bë për të!

SPAK mund të hetojë krimin, por jo të shthurë shtetin

December 19, 2025
“3 javët më të këqija të jetës!” Enisa përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

“3 javët më të këqija të jetës!” Enisa përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

December 19, 2025
Vizita e Spiropalit në Athinë ‘bezdis’ mediat greke: Gerapetriti përulet para ministres shqiptare

Vizita e Spiropalit në Athinë ‘bezdis’ mediat greke: Gerapetriti përulet para ministres shqiptare

December 19, 2025
BE kërkon të përdorë asetet e ngrira ruse, Putin: Është vjedhje… pasojat janë shumë serioze për hajdutët

BE kërkon të përdorë asetet e ngrira ruse, Putin: Është vjedhje… pasojat janë shumë serioze për hajdutët

December 19, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Dhjetor 2025

December 19, 2025
I vunë eksploziv në banesë, objektivi është nipi i ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm

I vunë eksploziv në banesë, objektivi është nipi i ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm

December 19, 2025
Çmimet e ushqimeve / Po na vjedhin spekulantët, jo Vladimir Putin!

Dhurimi i ushqimeve do përjashtohet nga taksat, sot paguhet TVSH dhe tatim mbi të ardhurat

December 19, 2025
“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

December 19, 2025
Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In