Portugalia i bën nder Shqipërisë, fiton me Danimarkën
Portugalia ka fituar 10 ndaj Danimarkës. Një gol i shënuar nga Zhoao Mutinio në minutën e 66’ bën që portugezët të kryesojnë renditjen e grupit I me 18 pikë. Pjesa e parë përfundoi zero me zero. Edhe pse portugezët kishin më shumë raste për shënimin e golit, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Me këtë rezultat Portugalia ngjitet në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Danimarka në kuotën e 11 pikëve. Të dyja skuadrat kryesojnë kreun e renditjes në grupin I. Aktualisht, në vendin e tretë renditet Shqipëria, paçka se humbi 0-2 ndaj Serbisë në “Elbasan Arena”.
Pas përfundimit të këtyre takimeve Portugalia do të ndeshet me Serbinë e vendit të fundit, ndërsa Shqipëria do të shkojë në Armeni tri ditë më pas.