• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Portreti shqiptar në 120 vjet

by Java News
31/12/2022 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Zakonisht shkëndijimet e punëve në art lindin edhe kur shikon sesi përcillet një gjësendi në publik. Njësoj, me instinktin e studiuesit dhe punëtorit të përkushtuar, Abaz Hado nuk ka mëdyshuar në një rast të tillë: ekspozitën e portretit të viteve të shkuara e ktheu në fillesën e një pune që i ka marrë kohë, mundim dhe kërkesë të lartë për të përcjellë me sukses drejt përfundimit një zhanër të pikturës në 120 vitet e fundit. Edhe titulli i studimit “Portreti, në 120 vjet histori të pikturës shqiptare (1880-2000)” mëton të sjellë një histori të tërë me sytë e studiuesit që e ka strukturuar që nga fillesat e veta në artin shqiptar. Autori është munduar përmes paraqitjes së tij të gjej realisht identikitin fiziko-psikologjik-sociologjik të shqiptarit në artin pikturik. Interesant mbetet mënyra e përballjes së një metodologjie jo krejt historike dhe, mbi të gjitha sensi që këtë ia ka përcjellë studimit të tij, i cili duhet pranuar se ka dalë nga kornizat e zakonshme të një albumi paraqitës drejt një albumi mirëfilli studimor, që me mbështetjen edhe të Akademisë së Shkencave ka prekur gati tre shekuj, një nder që i bëhet studimeve të artit pamor por edhe një bazë e mirë nga mund të shtjellohen ide të kohës.

Libri, i ndarë në tre periudha, ku duket se ajo e pasluftës së Dytë Botërore zë peshën kryesore, ndjek një logjikë, ku autori ka shtjelluar idetë e tij për vendin e portretit shqiptar në artin ndërkombëtar. Edhe pse Romanticizmi është më i herët, autori e shikon këtë frymë që nga puna e parë e Kol Idromenos me kryeveprën e tij “Motrën Tone” dhe e kalon deri në periudhën deri në fund të Luftës Antifashiste. Paçka se kemi një pamje disi eklektike të portreteve të botuar, sepse lidhet edhe me shkollën e pjesëtarëve që e bënin atë, autori di ta kanalizojë mirë të gjithë këtë hulli duke i gjetur elementë të periudhës romantike.

Portreti, teorikisht, dihet se ishte një formë e njohur e artit për shekuj. Kuptohet se dikur ishte privilegj i klasave fisnike dhe pastaj borgjezisë. Një element, që ne nuk e hasim mes nesh, por mbetet e veçantë nga ana sociale qasja e autorëve tanë, pasi duket se në kuadër të një publiku shumë të mbledhur dhe tejet konservator, tregojnë se portreteve u është inkurajuar një pozë natyrale, ku artisti ka mundësi ta studiojë fare qartë temën e tij, duke kërkuar të vetmen shprehje të fytyrës, nga shumë mundësi, që plotësojnë konceptin për thelbin e personit. Edhe pozicionet e subjektit, zgjedhur nga Hado, duken gjithashtu të përshtatura me kujdes për të zbuluar gjendjen emocionale dhe fizike të personit, siç janë edhe veshjet e tyre. Dhe, “Motra Tone” është një nga më të arrirat në shumë pikëpamje; po ashtu puna e Simon Rrotës për babanë me kostum popullor, që duket krejtësisht se nuk është i lirë dhe i sforcuar (1922); apo një autoportret i Sofia Zengo Papadhimitrit (1939); si edhe puna e Zef Kolombit në një punë të vitit 1937 kushtuar të vjehrrës. Ka një ndikim të artit të Perëndimit sidomos klasik italian dhe kjo është e kuptueshme prej shkollimit të përfaqësuesve. Por, në qendër të ekzekutimit të portretit është përpjekja e mjeshtërisë së anatomisë njerëzore. Duket se artistët shqiptarë kanë deri diku njohuri për strukturën themelore të asaj që e bën aq bindës një portret.

Parathënia e përgatitur nga prof. dr. Zyhdi Dervishi, mëton të sjellë në një rrafsh shkencor të gjithë botimin,  ndarë në disa kapituj si: Realizmi socialist; Portreti në Shqipëri; Portrete me fizionomi etnike; Portreti dhe personaliteti; Artistët që nisën pikturën e portretit; Modeli dhe piktori; Artistët shqiptarë jashtë kufijve shtetërorë; Portreti në vizatim, grafikë, pllaka, karikaturë, mozaik; Studime të veçanta për portretin, etj., me të cilat autori e rrok dhe e shtjellon temën e studimit.

Në fakt, pjesa e parë është pjesa më e pakët sepse është pjesa e dytë, e cila merr vëmendjen e plotë të autorit dhe ajo përcillet prej vitit të largët 1944 dhe deri te periudha në vitin ’60 dhe madje edhe drejt viteve ’70, ku në pikturën shqiptare hyri dhe ndihet ndikimi i artit rus ose të Realizmit Socialist.

Motra tone Nga Kole Idromeno

Duket se tashmë pjesën dominuese e japin artistët që do ikin në Lindjen e Realizmit Socialist dhe do përcjellin që andej një ndryshim të madh, krahasuar me atë ardhur nga shkolla italiane. Tani kemi shkollën Perëndimore por të ardhur me kanonet ruse të Socializmit. Duket se ndërsa sfondi dikur është deridiku i pafuqi dhe madje i sfumuar ose i errët, karakteristikë, që tregon ndikimin e shkollës artistike të Perëndimit; Periudha e Realizmit sjell kujdesin e madh dhe të tepruar të personazhit ndaj detajeve të sfondit të pikturës. Portretet, që na përshfaqen, nuk janë më qenie si dikur, krejt të veçuar me përditmërinë, tashmë përballë duhet që shikuesi të ketë dhe mjedisin e sfondit të tij, vendit ku i takon sipas Socializmit dhe kontributit. Shikon personazhe qoftë mashkullorë dhe femërore me përmasa fizike impozante dhe patjetër me frymën e njerëzve që marrin pjesë për ndërtimin e Socializmit dhe entuziazmi i tyre. Portrete plot muskuj të femrave dhe meshkujve, të mbushur me detaje në industri dhe bujqësi, shoqërohen në sfonde të cilat mbrapa kanë uzinat, fabrikat, etj. Pra janë ngritur modelet e reja, të cilat krijojnë fytyrën e periudhës të Realizmit Socialist në variantin shqiptar. E veçanta e autorit është se na përshfaq te kjo figurë edhe nacionalizmin shtetëror dhe forcën etnike me të cilin ishte i veshur dhe portreti shqiptar.

Metodika e autorit “e braktis” disi historinë brenda portretit, si qëllim në vetvete, por jo siç e kemi parë në librat e tjerë, këtu Hado është munduar të sjellë karaktere, tipa, fizionomi të cilat përbëjnë dhe larshmërinë e karakterit individual, shoqëror, social të pikturës së portretit tonë.

Për t’i dhënë më shumë jetë, autori merret në këtë studim edhe me aspekte shumë profesionale të përgatitjes së marrëdhënies së modelit me piktorin, duke na e përcjellë deri me detaje për punët tona. Abaz Hado e bën komunikimin e marrëdhënies së procesit krijues në një portret duke cituar thjesht dhe artistë të mëdhenj të botës dhe përballjen me modelet e tyre.

Dhe nga kjo kupton peshën e madhe të “Vajzës me një palë vathësh perla”, pikturuar në 1665 nga Johannes Vermeer. Apo, një tjetër vepër e famshme si “Las Meninas”, e pikturuar nga piktori spanjoll Diego Velazquez në vitin 1656, e vlerësuar masivisht. Por, më e famshmja nga të gjitha është e mbetet “Mona Lisa”, e pikturuar në 1517 nga Leonardo da Vinçi.

Në një aneks, autori ka përdorur dhe analizuar në fushën e tij me një lloj lirshmërie tipat e diktatorëve. Kuptohet se vendin kryesor e zë trajtesa e Enver Hoxhës, Stalinit dhe krahasimi me punë të njëjta nga vende të tjera dhe ngjashmëria mes trajtimit të tyre, duke na e dhënë mënyrën sesi piktura  e këtyre vendeve ka përshfaqur figurat e diktatorëve.

Dhe, në fund, me një gjetje të arsyeshme, autorin e ka ndihmuar fakti se në studimin e tij kap dhe vendet fqinje dhe kontributin shumë të madh të piktorëve të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të dhënë punën e shqiptarëve këndej dhe andej kufirit. FJALA

 

 

 

 

 

Next Post
Trishtuese/ Bota e futbollit në zi: Ndahet nga jeta legjenda Pele

Pasuria e jashtëzakonshme e Peles dhe si do të ndahet me familjarët e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In