• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Portreti i shefit të FBI-së që po trazon fushatën presidenciale në SHBA

by Java News
05/11/2016 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një karrierë e jashtëzakonshme. Për një kohë të gjatë shefi i FBI-së, James Comey, llogaritej si i paprekshëm dhe i pakritikueshëm. Ai është çmuar si një figurë që e gjen gjithmonë rrugën e duhur ndërmjet fronteve për t’i mbajtur larg njëra tjetrës politikën dhe drejtësinë.

Por, ai tani, në mënyrë të vetëdijshme apo thjesht për qëllime të mira, e ka bërë pikërisht të kundërtën: Hetimi i tij dramtik dhe i keqkuptueshëm për të kontrolluar e-mailë të tjerë nga rrethi i Hillary Clintonit ka shkaktuar rrëmujë në garën për në Shtëpinë e Bardhë.

Comey tani krahasohet me ish- drejtorin e famshëm të FBI-së, J. Edgar Hoover, i cili policinë federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka udhëhequr për rreth 50 vite, nga 1924 deri 1972, dhe e shndërroi atë në «Gestapon e Amerikës». Së fundmi, edhe presidenti Barack Obama nuk u përmbajt nga kritikat ndaj tij, por pa e përmendur me emër. Tani mendohet që pavarësisht se kush to t’i fitojë zgjedhjet në SHBA, ditët e Comeyt në FBI janë të numëruara. Pozita e tanishme e Comeyt llogaritet si pika më e ulët në karrierën e tij. Por, kur ta shohësh më nga afër, siç bën «watson.ch», kjo nuk paraqet ndonjë befasi.

Skena të denja për film

John Ashcroft, ish ministri i drejtësisë në kohën e George W. Bush pas një operacioni po qëndronte në stacion intensiv. Njerëzit e presidentit u përpoqën të përfitonin nga kjo situatë dhe t’i nxirrnin atij duke qëndruar në shtrat një nënshkrim për vazhdimin e programit të kontestuar të NSA-së për përgjime.

Por, plani dështon. Edhe atë në saje të James Comeyt, atëbotë zëvendësministër. Ai në pikë të natës kishte nxituar me veturë me sirena të ndezuara në spital dhe e parandaloi manipulimin e shefit të tij nga njerëzit e presidentit. Ajo që nuk është tematizuar publikisht është fakti që Comey e nënshkroi vetë vazhdimin e programit për përgjime, ndonëse pas ndryshimit të një formaliteti juridik. Ky program vazhdoi deri më 2011 dhe përmasat e tij u zbuluan nga dëshmitë e Edward Snowdenit.

Në fund doli që heroi nuk ishte vërtet hero, por një burokrat, i cili dëshironte të mbronte shpinën e tij; mu ajo që shpërtheu tani në rastin e e-mailave të Clintonit. Comey për një kohë të gjatë ka qenë republikan, por ndërkohë nuk është më anëtar partie; ai ka shërbyer si një balancues i agjendave të të tjerëve. Mu kjo e ka krijuar mitin e tij si i pakorruptueshëm, por që në fakt ka qenë intuita e tij për t’u paraqitur në opinion.

Historia me Clintonët

James Comey i ka pasur Clintonët në shënjestër që në vitet ’90-të. Ai ka qenë shefi i një komisioni të Senatit që e ka hetuar një skandal imobiliesh nga koha e Bill Clintonit si guvernator në Arkansas. Comey nuk kishtë ngritur akuzë, por kishte hartuar një raport plot insinuata, një paralajmërim i trajtimit të aferës së tanishme të e-mailave.

Më 2002 Comey ishte ndeshur përsëri me Clintonët: Ai ishte dashur të hetojë amnestinë e një evazionisti tatimesh nga Clintoni, një rast që FBI-ja e ka nxjerrë nga sirtarët përsëri tani në kulm të fushatës zgjedhore për president.

Kishte pasur zëra që kishin paralajmëruar për të që kur presidenti Obama më 2013 Comeyn e emëroi si drejtor të FBI-së. Mënyra e ushtrimit të autoritetit nga ana e tij kishte qenë shkak i pakënaqësive të shumta. Ai e kishte kundërshtuar një reformë në drejtësi; i kishte sfiduar si Shtëpinë e Bardhë, ashtu edhe lëvizjen Black-Lives-Matter që angazhohet kundër dhunës ndaj zezakëve në Amerikë, duke e zmadhuar rrezikun nga terrori në provincë.

Comey, thotë raporti i gazetës, e ka stërkequr aferën e e-mailave që në korrik, duke ikur nga dhëmbëzorët me formulime dykuptimshe: Nuk është rast për të ngritur akuzë, por njëkohësisht Clinon ka qenë «skajshmërisht mendjelehtë». Kongresit i ka dorëzuar detaje nga afera, të cilat hedhin pyetje të tjera, kurse hetimet e FBI-së ndaj menaxherit të Donald Trumpit për dyshime se ka lidhje me Rusinë i mban të fshehta. Sjelljen e tij një specialist i FBI-së e sheh si një akt të luftës politike. Sipas tij: «Dikund në një qoshe të errët yjesh të qiellit zgërdhihet J. Edgar Hoover.»

ma.me

Next Post
Policia e Shtetit: 11 shefat e policisë që lëvizin, akuzat e PD-së, të pabaza

Policia e Shtetit: 11 shefat e policisë që lëvizin, akuzat e PD-së, të pabaza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In