• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Portret / Cameron, shkaktari i ngjarjes së pakontrolluar Brexit

by A R
25/06/2016 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konservatori David Cameron do të mbahet mend në histori si kryeministri britanik që shkaktoi daljen e vendit nga Bashkimi Evropian, ndërsa dëshironte shumë ta mbante brenda saj.

Cameron luajti një rol kontradiktor duke mos i vlerësuar mirë pasojat e veprimeve të tij në vitin 2013, në fillim të zgjedhjeve legjislative të vitit 2015, të këtij konsultimi me rrezik të lartë për një çështje që provokoi ndasi në mesin e partisë së tij.

Ai humbi bastin e së ardhmes, besueshmërinë dhe postin e kryeministrit.

Duke nxjerrë konkluzionet nga fakti i imponuar, ai njoftoi dorëheqjen në vorbullën e rezultateve të referendumit, që do të vihet në zbatim menjëherë pas përzgjedhjes së kandidatit pasardhës nga partia e tij, që zhvilloi kongresin në muajin tetor.

Paradoksi i një kryeministri që propagandoi fuqishëm përgjatë disa muajve qëndrimin e vendit të tij në BE, David Cameron mbeti një euroskeptik.

“Por, një euroskeptik pragmatik”, shënjon Peter Snowdon, bashkautor i një libri mbi vitet e para në krye të partisë konservatore, me titull “Cameron dhe 10”.

“Ai nuk është as Edward Heath (eurofil) dhe as Margaret Thatcher (eurofobe). Është më shumë pragmatik, për shkak të vështirësisë për të bindur eurospektikët”, vlerëson ky biograf.

– Me një prejardhje shumë të vjetër britanike –

I biri i një familjeje të pasur, i qetë dhe i sjellshëm, Cameron, 49 vjeç, baba i tre fëmijëve, nuk e ka fshehur kurrë veten para partisë së tij dhe para zgjedhësve.

“Ai është i arsimuar, por jo intelektual, i vendosur, por jo imponues, i sjellshëm, por jo snob. Ai është besimtar, por jo ekstremist. Njerëzit e sërës së tij nuk i konceptojnë mirë limitet, ka mungesë origjinaliteti, tërheqje nga vetëkënaqësia, por ato ndoshta nuk e dominojnë botën”, shkruan për të gazetari dhe biografi Charles Moore.

Për Moore, ai përfaqëson një prototip modern perfekt me një prejardhje shumë të vjetër të llojit britanik.

Ai dëshiroi modernizimin e formacionit të vjetër dhe për të sjellë deri në ditët tona një konservatizëm të mëshirshëm. Ai shpreson gjithashtu për dhënien fund të konflikteve në Evropë, burim i rregullave të përgjakshme të vetëgjyqësisë që çuan kryesisht në rrëzimin e Zonjës së Hekurt.

Ideja e referendumit lindi në periudhën e rritjes së popullaritetit të partisë populiste dhe eurofobe, UKIP, në këndvështrimin e zgjedhjeve evropiane të 2014.

Dhe me një vështrim mbi zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2015.

– Ndërprerja e vdekjes politike –

Cameron ia doli me sukses për të orientuar partinë e tij drejt fitores në 2015 duke fituar gjithashtu shumicën absolute dhe duke lënë mënjanë aleatin e tij liberal-demokrat.

Kjo spirale e suksesit u ndal qartësisht këtë të enjte.

Beteja për postin e tij mbetet e hapur, me rangun e parë ish-kryebashkiakun e Londrës, Boris Johnson, që mori drejtimin e kryqëzatës kundër BE-së.

David Cameron njoftoi se nuk do të kandidonte në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2020. Tha se do t’i kushtohej familjes./ ATSH-AFP/

Next Post

Ja çfarë merr me vete një astronaut në gjithësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In