Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve të fundit për fazën e grupeve në Champions League. Porto, me fitoren 3-0 kundër Leicester, ka hipotekuar kualifikimin si e dyta e Grupit G, duke zbritur në Europa League Kopenhagën, fituese 2-0 në Brugge.
Barazim pa gola në ndeshjen ku do të përcaktohet i kualifikuari i fundit, mes Lyon e Sevillas. Francezëve u duhet fitorja me dy gola diferencë.
Tottenham ka përmbysur disavantazhin dhe fiton 2-1 kundër CSKA, çka vlen për kualifikimin në Europa League. Vazhdon të kryesojë edhe Legia e Varshavës kundër Sportingut, duke qenë e treta aktualisht në grupin ku vendin e parë tani e mban Real Madrid, në epërsi karshi Dortmundit.
d.i.