• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Portieri legjendë i Tiranës rrëfen zhgënjimin me Bashën: I besova premtimeve të tij, por na mashtroi dhe ekipi ra në greminë

by Ardit Rada
29/10/2020 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Portieri legjendar i Tiranës dhe i kombëtares shqiptare të futbollit, Ilion Lika ka qenë protagonisti i ditës së sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 9. Futbollisti mjaft i dashur, sidomos për tifozët e S.K Tiranës ka rrëfyer publikisht zhgënjimin e tij personal për besimin që i dha kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vitin 2011, kur garoi për Bashkinë e Tiranës. Lika rrëfeu se Basha, me t’u bërë kryebashkiak, jo vetëm theu çdo premtim, por e çoi skuadrën drejt humnerës, nga e cila u deshën plot 5 vite për të marrë veten.

Për këtë rimëkëmbje Lika falenderoi kryetarin e Bashkisë sot, Erion Veliaj, për mbështetjen, por edhe për vlerësimin e çmimit që morën të gjithë lojtarët për titullin kampion.

“Në vitin 2011 kam bërë fushatë për Lul Bashën. Prisnim gjëra të mëdha, sakrifikuam, por thashë do ia vlejë, sepse u dhanë shumë premtime për sportin, ekipin. Administratori i përgjithshëm i ekipit ishte kryetari i Bashkisë në ato vite, Lulzim Basha. Përveç premtimeve, llafeve, gënjeshtrave që unë i kam mbajtur mbi kurriz, po ashtu futbollistët, shokët e mi, stafi drejtues, ekipi në ato vite mori një rrugë drejt greminës. Ishin vite të zeza. Ekipi i Tiranës u fut nëpër borxhe, 1 miliardë e gjysmë lekë. Gjithë lojtarët dhe stafi drejtues u drejtuam nëpër gjykata që të zgjidhnim çështjet. Presidenti aktual i ekipit të Tiranës, Refik Halili është ai që po i lan këto borxhe dhe them se po dalim avash-avash, por është paguar një shumë e madhe falë edhe mbështetjes, – jo për reklamë, por është çdo gjë realitet, – të Bashkisë së Tiranës me në krye Erion Veliajn, që na ka ndenjur afër, na ka ndihmuar në çdo aspekt, si në aspektin sportiv, me fushat, terrenet, te të gjitha, duke përmendur edhe shpërblimin e fundit që na dha, rreth 150 milionë lekë të vjetra për ekipin, sepse doli kampion,” u shpreh Lika.

Ilion Lika solli në vëmendje është ato që po bën Bashkia e Tiranës dhe qeveria për sportin.

“Ne duhet të mbështesim njerëzit që punojnë! Ne duhet të mbështesim ata njerëz që i shohim më të aftë për të ardhmen e familjes sonë, fëmijëve tanë. Unë personalisht jam babai i 2 fëmijëve dhe e shoh të ardhmen, jo ndërmjet premtimeve boshe e gënjeshtrave, por te puna që po bëhet. Janë bërë terrene sportive, janë bërë investime nëpër stadiume. Nga balta, ne po luajmë në “Air Albania”, që është një stadium evropian. Janë bërë palestra. Mund të flasim për pallate sporti, siç është pallati i sportit te ish-Kompleksi “Dinamo”, që është një perlë që s’ka ndryshim fare nga pallatet e sportit evropiane. Vajza ime shkollohet te “Jeronim De Rada”. Ajo është bërë një shkollë evropiane. Faleminderit edhe për kushtet që ke krijuar për vajzën time! Nëse doni që e ardhmja jonë, e ardhmja e familjeve tona, e fëmijëve tanë të jetë e ardhme e ndritur, ju lutem të mbështesim njeriun që i ka bërë premtimet realitet, Erion Veliajn,” tha Lika.

Next Post
“Babai pati simptoma të ngjashme me Covid 19”, vajza e Xhevdet Ferrit: Nuk i kuptoj njerëzit që nuk besojnë tek virusi

"Babai pati simptoma të ngjashme me Covid 19", vajza e Xhevdet Ferrit: Nuk i kuptoj njerëzit që nuk besojnë tek virusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In