Portieri kosovar luan nga fillimi me ekipin e Guardiolës. Manchester City ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Ligës në Angli.
Skuadra e portierit shqiptar Arijanet Muriqi fitoi 2 me 0 ndaj Fulhamit me dy gola të Brahim Diazit për të arritur në këtë fazë.
Muriqi ishte pjesë e Cityt nga minuta e parë.City në çerekfinale përballet me fituesin e duelit Leicester – Southampton. (b.an)










