Joe Hart është paralajmëruar se nuk do të përfshihet në ekipin prej 23 lojtarëve që Anglia do ta ketë për Kampionatin Botëror që do të fillojë muajin e ardhshëm në Rusi, raporton Sky Sports.
Menaxheri i Anglisë, Gareth Southgate pritet të publikojë listën e lojtarëve, por Sky Sports raporton se ai ishte kundër përfshirjes së Hartit si portier i tretë, pas Jack Butlandit dhe Jordan Pickfordit.
Në vend të Hartit pritet të përfshihet Nick Pope, përgatiti Koha. (b.an)










