Një batutë shkodrane në futboll thotë “Ky nuk është portier, është dezhurn”. Kjo shprehje ka marrë jetë në ndeshjen Duisburg – Inglostadt.
Mart Flekken e filloi takimin me pritjen e një 11-metërshi, por pasi skuadra e tij shënoi në minutën e ’13, ai për një moment harroi që ishte në ndeshje.
Teksa aksioni i lojës po afrohej në portën e lënë bosh prej tij, Flekken i kish kthyer shpinën fushës dhe po shkonte në fakt për të pirë ujë. Me qetësi olimpike kur i gjithë stadiumi po i thërriste të bënte kujdes, Flekken piu ujë pa e vrarë mendjen dhe nuk e fsheh habinë e pësimit të këtij goli.