• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Porti i ri i Durrësit, Balluku: Projekt strategjik për Ballkanin; Bylykbashi: 10 vite buxhet i munguar në Bashki

by A R
21/03/2024 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku e ka konsideruar Portin e Durrësit si një prej projekteve më të mëdha, jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Ballkanin. Balluku i cilësoi akuzat e hedhura nga opozita se ky është një investim për përfitim të qeverisë, si demagogji.

Balluku ka deklaruar se zanafilla e krijimit të projektit të zhvendosjes së Portit të ri të Durrësit në Porto Romano fillon që në 2009 nga qeveria “Berisha”.

“Porti i Durrësit një prej projekteve më të mëdha për gjithë Ballkanin. Porti i ri i Durrësit në Porto-Romano nuk do i shërbejë vetëm Shqipërisë por Maqedonisë së Veriut dhe Prishtinës.

Ky është një projekt strategjik. Zanafilla e krijimit të Porto Romanos fillon që në 2009 nga qeveria juaj. Sot kemi në Porto Romano dy konsesione të mallrave likuide që operojnë prej vitesh.

Kjo tematikë duhet të përbënte konsensus të palëve pasi ju e keni dizajnuar si zonë industriale detare. Akuzat vazhdojnë. Është demagogji momentale që po përdorni. Ajo zonë do jetë zonë militare dhe ka një koordinim. Ne e kemi njoftuar publikisht”, tha Balluku.

Ministrja sqaroi se ky investim nuk do i shërbejë vetëm portit detar, por edhe portit militar që do të ngrihet në zonë.

“Është prezantuar si zonë e domosdoshme për ushtrinë shqiptare, aleatët e NATO-s. Në këtë paketën prej 390 mln eurosh që do shërbejë për ngritjen e strukturës bazike, 175 mln janë të dedikuara për punime në infrastrukturë detare parësore. Nuk do i shërbejnë vetëm portit detar por edhe portit militar që do ngrihet në zonë.

Ky investim është pjesë e angazhimit tonë si anëtarë e aleancës dhe përgjegjësi e Shqipërisë për të rritur % e investimeve në raport me PBB e vendit. Kemi të bëjmë me aset publik.

Është aset kombëtar i një rëndësie të veçantë”, u shpreh Balluku.

Deklarata e saj u kundërshtua nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i cili theksoi se qytetarëve të Durrësit po i hiqet mundësia që të kenë buxhet në bashki për 10 vitet e ardhshme.

“Durrsakëve po i hiqet mundësia të kenë në buxhetin e bashkisë s ës tyre në gjithë vitet e ardhshme kur do funksionojë kjo marrëveshje korruptive do i hiqet taksa e ndikimit në infrastrukturë. e gjithë vlera shkon 230 mln euro të munguara, gati 10 vite buxhet i plotë që do mungojë.

N.q.s. porti do modernizohej, siç ishte projekti, do rriste volumin., në dokumentet e projektit: do jetë në funksion një rrjet kyç transporti që do forcojë lidhjet e Shqipërisë me Italinë dhe Kroacinë dhe do i japë akses Prishtinës dhe Maqedonisë së Veriut, për atë që është. Por papritur, pa e ditur dhe donatorët, që fizibilitetin e mbaronte në 2019 dhe përfundonte në 2023, nuk e dinin ata. Por u gjetën para faktit të marrëveshjes korruptive për t’ia dhënë Portin e Durrësit një kompanie private dhe u detyruan të anulonin kreditë.

Sepse nuk kishte më kuptim. Ky është koncepti, që paratë 400 mln për 3 vite nga xhepat e shqiptarëve. Ka porte të tilla në Bari, Ankona. Është aseti strategjik më i madh që i grabitet qytetarëve për t’ua dhënë xhepave të vetë”, tha Bylykbashi.

Pas tij, ka reaguar sërish ministrja Balluku e cila sqaroi se Porti i ri i Durrësit është një prej projekteve strategjike më të rëndësishme dhe se sipas saj, nuk do rriteshin kapacitetet e Portit të Durrësit me forcimin e kalatave.

“Kredia e asaj kohe kishte të bënte me forcimin e kalatave 1 dhe 2 të ndërtuara mbi 50 vite më parë dhe duhej t’i përgjigje sasive aktuale. Nuk është folur kurrë në atë procedurë kredi marrje për zgjerim kapacitetesh, por përforcim kalatash. Kredia është anuluar në bashkëpunim me komisionin dhe BERZH. Diçka e mbyllur në 2019 nuk na ka detyruar ne që të kishim në mendje një projekt që nuk është projekt privat, por projekt  i një investitori të huaj dhe i shtetit shqiptar, ku shteti shqiptar ka 33% të aksioneve”, u shpreh ajo.

/a.r

Next Post
Të dyja palët denoncuan dhunën, Leka Zogu merr 1 vit urdhër mbrojtjeje

Të dyja palët denoncuan dhunën, Leka Zogu merr 1 vit urdhër mbrojtjeje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In