• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Porti i ri i Durrësit në Porto Romano, 8 milionë euro për shpronësimin e 309 personave

by Java News
28/07/2023 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të paktën 309 pasuri do të preken nga projekti i zhvendosjes së Portit të ri të Durrësit në Porto Romano. Agjencia Shtetërorë për Shpronësim ka bërë publike listën dhe ku vlera korresponduese në lekë është 821 milionë apo rreth 8 milionë euro.

Ndërkohë metrat katror të shpronësuar llogaritet në 1.4 milionë m2 tokë. Në publikimin e listës dhe të detajeve ASSH nënvizon se kërkesa është bërë nga Autoriteti Portual Durrës.

“Agjencia Shtetërore për Shpronësim shpall kërkesën “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Miratimi i masterplanit strategjik Durrës-Porto-Romano 2030, faza 1- Studimi i Fizibilitetit për ndërtimin, përditësimin dhe zgjerimin e infrastrukturës portuale të portit të integruar të Durrësit në Porto-Romano”. Subjekti kërkues i këtij projekti është Autoriteti Portual Durrës.

Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim për interes publik, për pasuritë e paluajtshme, prone private, të cilat do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, për pasuritë e llojit “arë” bazuar në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.

Personat që preken nga ky projekt të cilët kanë emrin në tabelën e publikuar dhe personat të cilët preken por nuk figurojnë në listë, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga publikimi në Fletoren Zyrtare, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, si edhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimin e procedurave të shpronësimit, në Autoritetin Portual Durrës, si dhe në Agjencinë Shtetërore për Shpronësim.

Vlera totale paraprake e shpronësimit është 821,355,192.4 (tetëqind e njëzet e një milionë e treqind e pesëdhjetë e pesë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e dy pikë katër) lekë” thuhet në kërkesën publikuar në Fletoren Zyrtare.

Porti i ri në Porto Romano

Porti i ri i Durrësit do të zhvendoset në Porto Romano duke ndërtuar nga e para këtë infrastrukturë. Kjo erdhi pas miratimit të një tjetër investimi mbi Portin ekzistues në Durrës ku do të zhvillohet Durrës Marina & Yachts, një projekt që ka si investitor kryesor Mohamed Alabbar ndërkohë që pjesëmarrës është edhe shteti shqiptar. Për projektin e ri të portit ndërkohë u zhvillua një studim dhe në dhjetor të vitit të shkuar u përzgjodh edhe modeli.

Porti do të jetë një model C2 që zhvillohet në breg. Ndërtimi i portit të ri në Porto Romano do të kërkojë financime të konsiderueshme për zbatimin e plotë të tij dhe vetëm në fazën e parë 390 milionë euro pa TVSH. Të paktën 46% e financimit do të sigurohet nga qeveria dhe 54% nga sektori privat.

Gjatë prezantimit të projektit vitin e shkuar përfaqësues të kompanisë Royal Haskoning DHV thanë se ky investim është i konsiderueshëm dhe normalisht duhet të jetë qeveria që të mbajë një pjesë të mirë të peshës së tij. Ndërkohë sipas një kontrate ndërto dhe financo edhe operatorët e sektorit privat do të duhet të sigurojnë një shumë jo të vogël.

Modeli i një PPP-je në ndërtim duket se do të shtrihet edhe në këtë projekt ndërkohë që edhe operimi do të përfshijë sektorin privat me kontrata specifike një model që e ka aktualisht edhe Porti i Durrësit.

Ku parashikohet të ndërtohet Porti

“Sipërfaqja aktuale ku parashikohet të zhvillohet projekti i Portit të Durrësit në Porto Romano, konsiston kryesisht në toka bujqësore të përfituara nga bonifikimi i ish-kënetës së Durrësit. Kullimi i ujërave sipërfaqësore garantohet nga një sistem kanalesh kulluese të hapura, të cilët konvergojnë në pikën me kuotën më të ulët të zonës, aty ku aktualisht ndodhet stacioni i pompimit të Hidrovorit. Në pjesën perëndimore të bregdetit, zhvillohen aktivitete sezonale që lidhen me turizmin si plazhe private, bare dhe restorante.

Në pjesën veriore janë instaluar depozitat e shoqërisë së hidrokarbureve Royal Trade sh.a, ndërsa në jug zona kufizohet nga dy hapësirat koncesionare të porteve private, Romano Port sh.a dhe MBM sh.a. Në kufijtë e zonës së zhvillimit, nga ana lindore, ndodhet fshati Rinia.

Në një distancë prej rreth 2-3km më në jug ndodhet zona e parashikuar për realizimin e parkut fotovoltaik të Spitallës. Pranë portit të ri, në verilindje dhe jugperëndim të fshatit Rinia, janë parashikuar ndërtime rezidenciale. Gjithashtu pranë portit ndodhet dhe Parku Olimpik/Parku Ekologjik”, thuhet në një dokument të APD./Monitor

Next Post
Trafikoi 3 tonë kokainë/ Shqiptari i shpëton ekstradimit në Belgjikë, bëhet investitor strategjik në Turqi

Trafikoi 3 tonë kokainë/ Shqiptari i shpëton ekstradimit në Belgjikë, bëhet investitor strategjik në Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-zv.kryeministri i MV Artan Grubi lihet në arrest shtëpie! Gjykata: Në burg i rrezikohet siguria

Ish-zv.kryeministri i MV Artan Grubi lihet në arrest shtëpie! Gjykata: Në burg i rrezikohet siguria

February 24, 2026
Trump paralajmëroi se do të publikojë dosjet mbi UFO-t, sekretari i Mbrojtjes: Do ta zbulojmë nëse…

Trump paralajmëroi se do të publikojë dosjet mbi UFO-t, sekretari i Mbrojtjes: Do ta zbulojmë nëse…

February 24, 2026
Spiropali të mërkurën vizitë zyrtare në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin, Osmanin dhe krerët e partive politike

Spiropali të mërkurën vizitë zyrtare në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin, Osmanin dhe krerët e partive politike

February 24, 2026
Nis transferimi i ish luftëtarëve të ISIS nga burgjet siriane në Irak, mister fati i 8 shqiptarëve

Nis transferimi i ish luftëtarëve të ISIS nga burgjet siriane në Irak, mister fati i 8 shqiptarëve

February 24, 2026
“Janë marrë masa për qarkullimin e mallrave”, kreu i Doganave reagon pas bllokimit të aksit Librazhd-Elbasan

“Janë marrë masa për qarkullimin e mallrave”, kreu i Doganave reagon pas bllokimit të aksit Librazhd-Elbasan

February 24, 2026
Fermerët bllokojnë rrugët në Serbi, kërkojnë ndalim të përkohshëm të importeve bujqësore

Fermerët bllokojnë rrugët në Serbi, kërkojnë ndalim të përkohshëm të importeve bujqësore

February 24, 2026
Gjithçka duhet të dini para se të niseni nga Tirana për në Korçë! 3 rrugë alternative që zgjasin nga 5 – 8 orë

Gjithçka duhet të dini para se të niseni nga Tirana për në Korçë! 3 rrugë alternative që zgjasin nga 5 – 8 orë

February 24, 2026
Promovohet libri “Kosova – lufta e heshtur”, Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

Promovohet libri “Kosova – lufta e heshtur”, Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

February 24, 2026
Juglindja prej ditësh e izoluar, drejtori i Shërbimit Gjeologjik: Po bëjmë studime të thelluara, faji i reshjeve

Juglindja prej ditësh e izoluar, drejtori i Shërbimit Gjeologjik: Po bëjmë studime të thelluara, faji i reshjeve

February 24, 2026
Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare: Në punë për të projektuar rrugën e re

Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare: Në punë për të projektuar rrugën e re

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In