• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Porti i ri i Durrësit/ 2.1 mld euro investim! 280 ankorime jahtesh dhe 12 mijë apartamente, pasaportë shqiptare të huajve që blejnë pronat

by
12/11/2022 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

2.1 miliard euro, totalisht investim privat, do të jetë kosto e transformimit të Portit të Durrës në investimin strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”. Për të stimuluar blerjen e pronave brenda Portit të ri të Durrësit, investitorët e huaj, theksohet në marrëveshje, do të kenë të drejtë të aplikojnë për shtetësi dhe rezidencë të përhershme në Shqipëri.

Sipas marrëveshjes, kjo do të bazohet në blerjen e tyre nga Investitori Strategjik, “nëse kjo shumë e blerjes përmbush kriteret, kushtet dhe regjimin specifik që do të përcaktohet nga një vendim i Këshillit të Ministrave në bazë të kësaj Marrëveshjeje dhe të plotësimit të kritereve të kërkuara nga Legjislacioni i Zbatueshëm”.

Në marrëveshjen e lidhur mes qeverisë shqiptare dhe 3 kompanive, Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development” dhe “Nishmi Development”, parashikohet ndërtimi i 280 vendeve ankorimi të Yahteve, 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total.

Mohamed Ali Alabbar, një nga investorët më të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare që ka ndërtuar edhe Burj Kalifa, është themelus i grupi Eagel Hills që do investojë në shndërrimin e Portit të Durrës. Sipas marrëveshjes të publikuar tashmë në formën e projektligjit në faqen e Kuvendit, kompanitë përjashtohen nga detyrimi ligjor në Shqipëri për të paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe kontributin e strehimit social. Sipas marrëveshjes, ky përjashtim bëhet si kompensim i vlerës që shteti shqiptar duhet të jepte për investimin.

Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2 në Portin e Durrësit si dhe në Marinën e portit, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra.

Realizimi i projektit do bëhet me dy faza, e para nis në 2023-shin dhe e dyta në 2028-ën.  Faza e parë nis në 2023-shin dhe zgjat për 5  vite, me një vlerë investimi  € 595 milionë euro përfshirë 4 mijë apartamente që përllogariten me 1500 euro metri katror, dhe një hotel me 5 yje, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Projekti  tashmë ka hyrë në korridoret e Kuvendit me procedurë të përshpejtuar, ku pritet të marri dhe vulën e ligjvënësve brenda dy javëve.

Debati politik për projektin e Portit të Durrësit

Porti i Durrësit është bërë “kali kryesor” i betejës së opozitës me qeverinë. Në seancën e fundit plenare kishte debate të ashpra në Kuvend mes demokratëve dhe Edi Ramës për këtë projekt. Sulm haxhiqamilist i Aleancës së Rublave i quan Kryeministri akuzat për marrëveshjen e Portit të Durrësit. Ai shkruan në një reagim në twitter se sulmi kundër projektit të Portit Turistik është poshtërsi në dëm të interesit të vendit

Ilir Meta në disa dalje për mediat nga Selia e Partisë së tij e ka konsideruar projektin e Durrësit kriminal dhe që synon të dëmtojë rëndë interesat e vendit. Ish-kryeministri Sali Berisha sot në konferencën e përjavshme për media denoncoi sërish marrëveshjen për Portin e Durrësit, ndërsa shtoi se kanë përgatitur një padi që e dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e bashkëpunimit ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjithashtu Berisha tha se do të bëjnë kërkesë për të ngritur një Komision Hetimor.

37 deputetë, kryesisht të ‘Rithemelimit’ të Berishës dhe Partisë së Lirisë së Metës, por edhe deputetë të grupimit të Alibeajt dhe drejtues të partive të tjera politike, kanë kërkuar në Gjykatën Kushtetuese zhbërjen e marrëveshjes së bashkëpunimit ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua më 11 gusht në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed Alabbar. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Marrëveshja për portin e Durrësit

/e.d

Next Post
Publikohet lista për miqësoret me Italinë dhe Armeninë, emra të rinj dhe rikthime te kuqezinjtë

Publikohet lista për miqësoret me Italinë dhe Armeninë, emra të rinj dhe rikthime te kuqezinjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In