• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Porti i ri/ Garante e projektit të Durrësit është familja sundimtare e Emirateve

by Java News
23/11/2022 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një prej pikave më të forta të debatit për projektin e Portit të Durrësit ishte fakti se 40% e aksioneve i takonin biznesmenit Mohamed Alabbar, ndërsa pjesa tjetër e 60% në dukje përfshin familjarët e tij.

Kjo e dhënë paaprake e bënte projektin të dukej si një biznes strikt familjar i një biznesmeni dhe jo një angazhim i koorporatës Emaar, apo shtetit të Emirateve.

Hashtag.al ka mundur të interesohet pranë dy burimeve diplomatike shqiptare dhe të huaja, të cilat janë të përfshira në procesin e verifikimit të përfituesve fundorë të projektit.

Garante e këtij projekti është kompania NSHMI Development LLC. Të dhënat mbi këtë kompani janë të kufizuara, por në rrugë konfidenciale kompania rezulton se ka bërë çdo sqarim pranë autoriteteve ligjzbatuese dhe të Inteligjencës dhe sidomos pranë autoriteteve amerikane.

Nga dokumentacioni konfidencial i dorëzuar nga kjo kompani rezulton se pronari i saj kryesor është shtetasi emiratas Tahnoun bin Zayed Al Nahyan.

Ky shtetas rezulton se është djali i themeluesit të shtetit të Emirateve, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan.

Kjo e dhënë ngre stekën shumë përtej një biznesmeni dhe administratori si Alabbar dhe orienton se garantët dhe sponsorët kryesorë të këtij projekti janë familja më e fuqishme në Emiratet e Bashkuara dhe praktikisht është shteti i Emirateve ai që garanton dhe sponsorizon në pjesën dërrmuese projektin.

Kjo e dhënë e sqaruar në rrugë konfidenciale bën që të tejkalohet jo vetëm valenca e biznesmenit Alabbar, por të tejkalohet gjithashtu edhe valenca e vetë grupit Emaar, sepse garantorët e projektit janë më të fuqishëm se të dy këta.

Të njëjtat burime diplomatike i thanë Hashtag.al se rreth një vit më parë ky projekt u paralizua tërësisht dhe u kërkua sigurimi i përfituesve fundorë dhe garantëve nga autoritetet e Inteligjencës. Paketa me dokumente që erdhi rreth një vit më parë hoqi çdo dyshim në institucionet ligjzbatuese./Hashtag.al/m.j

Next Post
Viktimat e Republikës së Tretë

Paralajmërimi i Frrok Çupit: Në 6 dhjetor, në Tiranë mund të nisë Lufta III Botërore!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In