• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Portat që hapen kur mbyllen

by Java News
29/07/2015 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Irena Luto Salinger

Vetëm disa muaj më parë, një pasdite para pallatit ku luanin më top fëmjët u kthye në një shesh lufte verbale mes disa baballarëve të shkallës tonë dhe fqinjëve të katit të parë të shkallës përballë.
Sharje, fyerje edhe “kërcënime” u shkëmbyen atë pasdite ku fëmijët u panë të luajnë me top për herë të fundit.

Zërat “shqetësues” për disa, të fëmijëve u zëvendësuan pasi disa ditësh, nga zhurmat pa orar të ustallarëve që filluan të punonin në katet e para vakante të pallatit dhe në ndërtesën e zbrazët në mes të sheshit.
Kthimi i zbrazëtirave në hapësira të banueshme ishte një sakrificë, me të cilën mundëm të jetonim, dhe jo shumë vonë erdhi edhe shpërblimi.

Bashkë me reklamat për ulje cmimesh nga supermarkatat, na mbërriti poshtë derës edhe e para Neësletter e komunitetit ku njoftohej se një grup banorësh kishin marrë iniciativën që tre shkallëve të pallatit ku jetojmë t’u jepej një pamje rezidenciale , duke bërë disa investime, të cilat do t’i shërbenin rreth 40 familjeve që jetojnë në zonë.
Në këtë iniciativë kontribuesit më të mëdhënj ishin katër biznesmënë të zonës, por të gjithë u ftuan që të kontribuonin për të mbuluar koston e gjelbërimit, unifikimit të sistemit të hyrjes në pallat si dhe për portat metalike me telekomandë.

Nga një fushë e improvizuar futbolli dhe hedhje mbeturinash, sheshi përpara pallatit u kthye në një zonë model urbane, më biznese, lulishte, e stola ku ulen pasditeve fëmijë e prindër.
Kjo gjetje i shërben medoemos mbrojtjes së pronës dhe reduktimit të keqbërjes ndaj saj, qoftë duke sakrifikuar edhe ndarjen me të tjerë, të hapësirës së përbashkët. Këtu nuk ka asgjë të keqë aq më tepër kur bëhet në një shkallë të vogël.

Por Jonathan Glancy, gazetar anglez për çështjet që kanë të bëjnë më arkitekturën dhe dizajnin, thotë se jo tendenca për të jetuar në komplekse rezidenciale tregon më shumë për paranojën tonë.
Jo shumë kohë më parë qytetet dikur kala, filluan të përjetonin një nevojë për të hapur dyert në funksion të zhvillimeve socio-ekonomike të kohës, por vitet e fundit, portat filluan të mbylleshin përsëri.
Gazetari për arkitekturën kujton se ky trend në Londër filloi në vitet 1980 kur të rinj që punonin në lagjen financiare të Londrës filluan të vendoseshin për të banuar në zonën Docklands (tani tepër të shtrenjtë).
Kjo klasë profesionishtësh të rinj e me para, thotë gazetari, tërhiqej nga horizonti i shënuar nga rrokaqiejt e distriktit financiar dhe afërsia me lumin Tamiz, por i trembej banorëve të varfër të zonës, dikur port ankorimi anijesh tregtare.

Ndaj edhe apartamentet e blera prej tyre filluan të mbroheshin nga kamera sigurie dhe roje. Sot është shumë e vështirë të gjesh në botë një qytet që të mos ketë një pjesë të tij të mbrojtur me mure e roje.
“Sa më shumë izolohemi nga pjesa tjetër e botës, aq më tepër përhapet kjo paranojë dhe ndihemi gjithnjë e më pak pjesë sociale e fizike e qyteteve tona,” thotë Jonathan Clancy.

Në të njëjtën linjë paralajmëronte kohë më parë edhe Drejtori Ekzekutiv i Programit UN-Habit të OKB-së, që kanë të bëjë me vendbanimet.

Gazeta Guardian, citonte zyrtarin Joan Clos të ketë thënë se përhapja e shpejtë e vendbanimeve të mbrojtura më mure e porta është një tregues i një pabarazie në rritje dhe hezitimit për të pranuar diversitetin.
“Një qytet ideal, nuk është ai ku komunitetet jetojnë ndarazi e të mbrojtur nga mure dhe kamera sigurie. Ne duhet të paktën të ndërtojmë qytete ku lumturia është e mundur dhe hapësira publike është në funksion të të gjithëve”, ka thënë ai.

Duke iu referuar shifrave të bëra publike nga gazeta britanike, më shumë se gjysma e popullsisë në botë, jeton në qytete dhe deri në vitin 2050 ky numër do të shkojë në 70 për qind. Sipas zyrtarit Clos “rritja e pabarazisë do të sjellë problem të vërteta.”

Të jetuarit në komplekse rezidenciale po bëhet një tendencë e modës, sidomos në vendet në zhvillim.
Në Brazil, ato njihen si condominio fechados, ndërsa në Argjentinë barrio privados. Meksika ka numrin më të madh në botë të komplekseve rezidenciale.

Shumica e këtyre komplekseve janë në fakt qyteza të vogla me infrastrukturën dhe shërbimet e tyre. Megjithëse ato promovojnë një standard të lartë sigurie dhe privatësie ka edhe komplekse që i tërheqin klientët duke iu shitur një standart të caktuar jete e luksi.

Disa sociologë flasin me shqetësim për ndarjen e qytetit me mure e porta si një formë privatizimi që e ndan popullsinë dhe shtëpinë e përbashkët në geto dhe lagje luksi.

Brenda portave modeste të kompleksit tonë, ka filluar të gjallojë jeta në komunitet. Fytyrat e fqinjëve mbahen mend më lehtësisht. Kemi filluar të ndajmë të mira dhe të flasim më pak për hallet e papastërtisë dhe rrëmujës.

Fqinji i katit të poshtëm nuk ankohet më për zhurmën që bën im bir kur tërheq nëpër dysheme makina e gjithëfarë sendesh të forta.

“Si ka qënë djali? Më pyet, teksa vadit vazot me lule të oborrit. “Ja, ashtu i prapë si përherë” ia kthej duke i atashuar përgjigjes edhe ndjesën e kërkuar për zhurmën.

“Jo”, ma kthen ai, “nuk ka bërë zhurmë fare!” Seriozisht, vërtet nuk e ka dëgjuar?!

Nuk di për cfarë mungese lumturie fliste zyrtari i OKB-së Close kur përmendte komunitete që jetojnë ndarazi. Këtu tek ne ka filluar të lulëzojë harmonia e mirëkuptimi.
Ja se cfarë ndodh kur mbyllen disa porta…

Next Post

Zjarr në aeroportin Fiumicino në Romë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëshmia tronditëse e një prej të mbijetuarave të Epstein: Filloi të më prekte me forcë

Dëshmia tronditëse e një prej të mbijetuarave të Epstein: Filloi të më prekte me forcë

February 15, 2026
Përdhunuesi i 14-vjeçares para gjykatës angleze: Mos më ekstradoni në Shqipëri, vuaj nga depresioni

Përdhunuesi i 14-vjeçares para gjykatës angleze: Mos më ekstradoni në Shqipëri, vuaj nga depresioni

February 15, 2026
U shfaq në videon e Trump si majmun, Barack Obama thyen heshtjen

U shfaq në videon e Trump si majmun, Barack Obama thyen heshtjen

February 15, 2026
Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi

Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi

February 15, 2026
Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

February 15, 2026
Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Uashington me ftesë të Trump “jehonë” dhe në media të huaja

Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Uashington me ftesë të Trump “jehonë” dhe në media të huaja

February 15, 2026
Bisedë me Volterin

Bisedë me Volterin

February 15, 2026
Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, po kërkon mburojë ligjore për veten

Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, po kërkon mburojë ligjore për veten

February 15, 2026
Trump dhe Netanyahu bien dakord për strategji të re kundër Iranit, në shënjestër nafta që shkon në Kinë

Trump dhe Netanyahu bien dakord për strategji të re kundër Iranit, në shënjestër nafta që shkon në Kinë

February 15, 2026
Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit arreston ish-ministrin ukrainas të Energjisë, ndalohet në tentativë për të kaluar kufirin

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit arreston ish-ministrin ukrainas të Energjisë, ndalohet në tentativë për të kaluar kufirin

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In