• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Porositi pengmarrjen e Jan Prengës, kush është “mjeshtri i arratisjeve”

by A R
30/01/2020 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dritan (Gramoz) Rexhepi ose Lulzim Murataj u arrestua në Ekuador në vitin 2014 duke transportuar një ngarkesë prej 278 kilogramë kokainë.

Nga burgu ekuadorian, në bashkëpunim me M. B., G. D., dhe K. G., ai porositi pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës, 49 vjeç.

Prej më shumë se një dekade Dritan Rexhepi ka qenë në listën e më të kërkuarve, por ai ka mundur të arratiset si nga burgjet italiane ku ishte duke vuajtur një dënim, si dhe të shmangë arrestimin nga autoritetet spanjolle, belge, e britanike, për t’u kapur vetëm në vitin 2014 në Ekuador.

Astrit Prenga, vëllai i Jak Prengës, nuk kishte dorëzuar një ngarkesë prej rreth 300 kg lëndë narkotike kokainë te grupi kriminal i Dritan Rexhepit në Britaninë e Madhe.

Për rrjedhojë banda urdhëroi marrjen peng të 49-vjeçarit për t’i bërë shantazh vëllait të tij, por për shkak të dhunës së ushtruar, Prenga ka ndërruar jetë përpara se të dërgohej në vendin ku do të mbahej peng, në resortin e familjes Hajri në Shijak.

Por kush është Dritan Rexhepi?

Në Shqipëri ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy policëve. Në vitin 1999 Rexhepi u hetua dhe më pas u akuzua për vrasjen e policëve Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998 në Fushë-Krujë, ku së bashku me të u akuzuan edhe disa persona të tjerë.

Në ngjarje, rastësisht u vra dhe pronari i një lokali në Krujë, Raim Bakiasi.

Po ashtu Rexhepi është cilësuar nga organet e drejtësisë si “mjeshtri i arratisjeve”. Ai kishte mundur të arratisej nga komisariati i Durrësit, ku ishte ndaluar në vitin 2006.

Po ashtu Rexhepi është arratisur edhe nga burgjet në Itali e Belgjikë, duke u kthyer në një prej personave më të kërkuar nga Interpoli.

Në vitin 2014, Shqipëria i kishte kaluar Ekuadorit dosjen për ekstradimin e vlonjatit Rexhepi. Në fakt në garë për ekstradimin e tij janë edhe shtete të tjera të Europës si, Italia, Spanja apo Britania e Madhe, vende në të cilat Rexhepi akuzohet për vepra të rënda penale.

Në Spanjë në korrikun vitit 2011, Rexhepi do të shpallej në kërkim për grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelonë.

Grabitjen shqiptari e kishte kryer në një natë magjike për katalanasit, pikërisht në momentin kur gjithë Katalonja gjendej në shesh duke festuar fitoren e “Champions Ligë”-s nga Barcelona. Rexhepi u kërkua për ekstradim nga 4 shtete, raporton ‘Abc’.

I shumëkërkuari u arrestua në Katalunja të Ekuadorit në vitin 2014, tre vjet pas arratisjes spektakolare nga një burg i Belgjikës.

Shqiptari ishte ndaluar që në fund të muajit qershor nga policia e Ekuadorit, si pjesë e një grupi që u kap me 278 kilogramë kokainë.

Megjithatë, askush nuk kishte dijeni për emrin e vërtetë të tij, pasi i kërkuari kishte ndryshuar pamjen dhe identitetin duke mbajtur një pasaportë greke me identitet të rremë.

Është dashur verifikimi i Departamentit të Daktiloskopisë së zyrës qendrore të Interpolit në Lion që të zbulonte identitetin e vërtetë të tij.

Gjurmët e gishtave zbuluan se personi i arrestuar ishte pikërisht 34-vjeçari nga Vlora, emri i të cilit ndodhej në listën e 10 personave më të kërkuar nga Interpoli.

Next Post
Maskat dhunojnë dhe grabisin një çift të moshuarish në Vlorë

Kapet duke vjedhur lokalin në Tiranë, zbulohen katër ngjarje të tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA | SHBA dhe Izraeli gati për konfliktin e vitit?! E gjithë bota arabe në alarm

ANALIZA | SHBA dhe Izraeli gati për konfliktin e vitit?! E gjithë bota arabe në alarm

January 29, 2026
Vajzat adoleshente qëndronin nëpër hotele, djemtë u çonin klientët! Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit

Goditje prostitucionit në Durrës, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë

January 29, 2026
Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, 14 të arrestuar dhe mbi 12 mijë gjoba në 1 javë në Tiranë

Burg për parkim dysh, avokati: Ndryshimet në Kodin Penal duhet të diskutohen, qytetarët duhet të informohen

January 29, 2026
Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Pse po sulmohet Edi Rama prej disa shqiptarëve për vizitën në Izrael?

January 29, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Monolog për të fshehur të vërtetën”, Beqiri: Meta, skenar me Berishën për të vrarë protestuesit e 21 Janarit

January 29, 2026
Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante: Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante: Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

January 29, 2026
Rama publikon pamjet: Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër me pamje të re dhe infrastrukturë moderne

Rama publikon pamjet: Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër me pamje të re dhe infrastrukturë moderne

January 29, 2026
Reshje të dendura shiu, por edhe dëborë, fundjava me mot të keq

Reshje shiu intensive në të gjithë territorin, erë dhe dëborë në disa zona

January 29, 2026
Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In