• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Porosia ndaj policisë, Balla: Rrisni kontrollet kundër armëmbajtjes pa leje dhe trafikut të drogës

by Java News
07/06/2024 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Lufta dhe goditja e përditshme e fenomenit të armëmbajtjes pa leje është një prej detyrave kryesore të Policisë së Shtetit”, – u shpreh Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një takim të zhvilluar sot në Tiranë, ku morën pjesë përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor, diplomatë të huaj, në kuadër të një projektit të OSBE-së “Asistencë për autoritetet e Republikës së Shqipërisë për uljen e rrezikut te përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta (AVL).

Sa i përket rrezikut që paraqet ky fenomen, Ministri Balla nënvizoi se “armët pa leje, në të gjitha rastet, rezultojnë të jenë një prej arsyeve të ngjarjeve të rënda kriminale.” Ministri bëri me dije se nga të dhënat policore rezulton se fenomeni i armëmbajtjes ka ende një shtrirje dhe prani të madhe në mjaft zona të vendit.

“Në 300 ditët e fundit, Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion të rëndësishëm kundër fenomenit të armëmbajtjes pa leje, sikurse është “Sundimi i Ligjit” dhe ka sekuestruar disa qindra armë zjarri, 415 armë zjarri, shto këtu edhe një numër shumë më të madh armësh të ftohta. Pra, kjo na dëshmon se kemi një shpërndarje dhe prezencë të madhe të armëve të vogla dhe të lehta tek qytetarët,” theksoi Balla.

Në këtë aktivitet rajonal, u prezantuan njësitë K9, ose ndryshe, qentë e stërvitur të policive të vendeve të rajonit, të cilat demonstruan aftësitë e tyre në gjurmim, nuhatje të lëndëve narkotike, eksplozivëve etj. Sa i përket njësisë K9 të Policisë së Shtetit, Ministri Balla vuri në dukje se “në vëmendjen tonë janë dhe duhet të jenë, edhe më shumë, ekspertët policorë, instruktorët, që i ofrojnë policisë këto asete të rralla, përndryshe, nëse nuk do të ishin instruktorët, thjesht do të ishin katërputroshë shumë të bukur, por që nuk vlejnë për punën e përditshme. Dhe mos harrojmë, qëllimi i takimit të sotëm është pikërisht rritja e kapaciteteve dhe aftësive të njësive K9 të Policisë së Shtetit.”

Balla2
Balla3

Më poshtë fjala e plotë e Ministrit Balla në këtë takim:

Ky i sotmi është një aktivitet tepër i rëndësishëm në kuadër të aktiviteteve të shumta që Ministria e Brendshme dhe OSBE organizojnë së bashku dhe jam shumë i lumtur që kemi këtu mes nesh pjesëmarrës nga rajoni në kuadër të këtij projekti, sikurse është mbështetja ndaj autoriteteve kombëtare për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së armëve dhe keq përdorimin e armëve të vogla dhe të lehta.

Jam i bindur se ky aktivitet do të mundësojë intensifikimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit ndërmjet njësive K9 në Ballkanin Perëndimor dhe krijimin e një platforme për shkëmbimin e praktikave më të mira në këtë drejtim, të cilat luajnë një rol parësor në zbatimin e ligjit dhe sigurisë, zbulimin e krimit dhe mbi të gjitha  për rritjen e besimit të komuniteteve ndaj policisë.

Sot, më shumë se kurrë, siguria është një prej prioriteteve tona më të mëdha në secilin prej vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe këtu armët e paligjshme paraqesin gjithmonë një kërcënim serioz për sigurinë publike, për stabilitetin dhe për progresin e rajonit tonë. Në këtë kontekst, kapacitetet e K9 dhe qentë e mirë trajnuar të policisë luajnë një rol të pazëvendësueshëm në luftën e përditshme, sistematike kundër trafikimit të armëve dhe aktiviteteve të tjera kriminale.

Ne kemi në Shqipëria një Institut të Përgatitjes së Qenve të Policisë, kjo kafshë besnike e njeriut, e cila ka shërbyer dhe vazhdon të shërbej rregullisht si një aset i çmuar, duke mbajtur madje edhe distinktivët ku shkruhet “Policia”. Pra ata janë pjesë e punës së përditshme e punës së organizatës së Policisë së Shtetit.

Të mos harrojmë as një herë që qentë e mirë stërvitur përdoren jo vetëm për zbulimin e armëve të fshehura në kroskote, në sedilje makinash, në vende të fshehura, por një gamë tjetër më të gjerë, objektesh e fenomenesh, mos harrojmë që i përdorim qentë e policisë për të zbuluar drogën, për të zbuluar eksplozivët, paratë e padeklaruara “cash”, dhe sidomos edhe kur kemi fatkeqësi natyrore dhe na duhet t’i përdorim qentë për të gjetur persona dhe pa harruar dhe neutralizimin e personave të armatosur apo gjurmimin e tyre.

Sapo mora ftesën për këtë aktivitet, menjëherë konfirmova pjesëmarrjen sepse duam të bëjmë edhe këtu një ngritje të mëtejshme, në një nivel tjetër të Institutit, sepse qentë e stërvitur mirë, janë, sikurse ndodh në shumë vende të botës, një njësi shumë e dobishme, në shumë aspekte, përfshirë këtu edhe shërbimet e shpëtimit.

Kemi pasur dje një operacion të vështirë për gjetjen e një turisteje franceze, ku gjithçka ka shkuar mirë, por me këtë rritje kaq të madhe të numrit të turistëve, na duhet të përforcojmë në të gjitha format e kapaciteteve tona shërbimet e shpëtimit.

U ndala pak për të folur për këtë pjesë pa harruar se në vëmendjen tonë janë dhe duhet të jenë, edhe më shumë, ekspertët policorë, instruktorët, ata që në fakt janë mësuesit dhe që i ofrojnë policisë këto asete të rralla, përndryshe, nëse nuk do të ishin instruktorët, thjesht do të ishin katërputroshë shumë të bukur por që nuk vlejnë për punën e përditshme.

Dhe mos harrojmë, qëllimi i takimit të sotëm është pikërisht rritja e kapaciteteve dhe aftësive të njësive K9 të Policisë së Shtetit. Këtu, dua ta theksoj, sikurse bëj thuajse çdo ditë, një ndër problematikat delikate për forcat e policisë, një prej detyrave kryesore të Policisë së Shtetit shqiptar, mbetet lufta dhe goditja e përditshme e fenomenit të armëmbajtjes pa leje, të trafikut të armëve etj. Në këtë kontekst, na duhet të zhvillojmë të gjitha kapacitetet tona, pikë së pari, ato gjurmuese, dhe përmes edhe përdorimit të qenve, të shkojmë dhe të kontrollojmë kudo për të gjetur armët pa leje të cilat në të gjitha rastet, rezultojnë të jenë një prej arsyeve të ngjarjeve të rënda kriminale.

Në 300 ditët e fundit, Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion të rëndësishëm kundër fenomenit të armëmbajtjes pa leje, sikurse është “Sundimi i Ligjit” dhe ka sekuestruar disa qindra armë zjarri, 415 armë zjarri, shto këtu edhe një numër shumë më të madh armësh të ftohta.

Pra, kjo na dëshmon se kemi një shpërndarje dhe prezencë të madhe të armëve të vogla dhe të lehta tek qytetarët, dhe prandaj është koha të bashkojmë të gjitha forcat kundër këtij fenomeni i cili na sjell gjithmonë ngjarje kriminale me pasoja.

Shpreh bindjen se takime të tilla edhe në nivel rajonal, janë një mesazh i qartë i përpjekjeve tona të përbashkëta, edhe sa i përket policive tona kufitare për uljen e rrezikut që vjen nga armët e paligjshme, për kontrollin, çaktivizimin e të gjitha grupeve kriminale që burojnë duke trafikuar armë të vogla dhe të lehta.

Natyrshëm nuk e fsheh edhe mirënjohjen e falënderimin për të gjithë partnerët me të cilët punojmë përditë, jo vetëm OSBE, përfitoj këtu nga rasti të falënderoj qeverinë Gjermanisë, qeverinë franceze dhe qeveritë e tjera me të cilat punojmë në këtë drejtim, sepse kjo është një betejë që zhvillohet në mënyrë të përditshme, jo vetëm këtu në Ballkanin perëndimor, por edhe në të gjitha vendet anëtare të BE.

Kemi një dialog të shkëlqyer me OSBE, e cila është e fokusuar në rritjen e kapaciteteve për të kontrolluar dhe zvogëluar rrezikun e përhapjes dhe keqpërdorimit të AVL, të cilat përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë publike dhe stabilitetin.

Përgëzoj punën e kryer deri më tani dhe angazhimin e të gjitha palëve të përfshira. Dhe si ministër i Brendshëm, dua t’ju garantoj ju, por, mbi të gjitha, dua të garantoj komunitetet, në çdo cep të Shqipërisë se ne po bëjmë gjithçka për të garantuar rregull, qetësi, një sezon turistik i cili tashmë është në kulmin e vet. Shqipëria mirëpret këtë vit ndoshta më shumë se 14 milion vizitorë të huaj. Dhe kjo, për Policinë e Shtetit është një sfidë e rëndësishme, pa harruar edhe përgjegjësitë që kemi në mënyrë të përditshme për qytetarët e këtij vendi.

Prandaj Policia e Shtetit duhet të vazhdojë me vendosmëri goditjen e fenomenit të armëmbajtjes pa leje, të shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, të cilat rezultojnë edhe nga sondazhet që bëhen nga agjencitë përkatëse, si një prej fenomeneve që shqetësojnë në mënyrë të përditshme.

Ky i armëmbajtjes pa leje është një anashkalim i hapur i ligjit, ditë për ditë. Prandaj neve na duhet të bëjmë gjithçka, të vijojmë luftën tonë pa harruar në asnjë moment rezultatet që duhet të thellojmë në këto aspekte që njerëzit presin më shumë rezultate.

Shumë faleminderit për prezencën e miqve nga rajoni, dhe shumë faleminderit të gjithë partnerëve me të cilët punojmë për ditë për t’i thelluar këto rezultate.

Next Post
“Pasi s’gjeti biletë për Londër, do nisej drejt Spanjës”, momentet e arrestimit të vrasësit të recepsionistit: Në aeroportin e Korfuzit u paraqit si shtetas anglez

“Pasi s'gjeti biletë për Londër, do nisej drejt Spanjës”, momentet e arrestimit të vrasësit të recepsionistit: Në aeroportin e Korfuzit u paraqit si shtetas anglez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In