Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara ka stampuar një porosi të përjetshme dhe frymëzuese të Shenjtores Nënë Tereza.
Shprehja e shkruar anglisht ‘Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe’, është shoqëruar edhe me një foto të bamirëses shqiptare.
Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur këtë vendim të Administratës Postare të Kombeve të Bashkuara, në nderim të veprës së simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor, shembulli i së cilës duhet të na udhëheqë në përditshmërinë tonë.
‘“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”. E përshëndes vendimin e Administratës Postare të Kombeve të Bashkuara për të stampuar këtë porosi të përjetshme dhe frymëzuese të Shenjtores Nënë Tereza, në nderim të veprës së simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor, shembulli i së cilës duhet të na udhëheqë në përditshmërinë tonë.’- shkruan Meta.
I cili vetem dy dite para zgjedhjeve parlamentare 25 prillit u beri thirrje shqiptareve qe te rrembenin sopatat dhe kosoret dhe te sulmonin qeverine e Edi rames nese ai prek votat. Tani kerkon te gjeje paqen!/m.j