• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Porosi për turizmin dhe kanabisin, Xhafaj mbledh prefektët në Durrës

by A R
12/06/2018 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi në Shtëpinë e Pushimit në Durrës një takim me Prefektët, drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit në Drejtorinë e Përgjithshme, Drejtoritë Vendore dhe Komisariate.
Kështu njofton Ministria e Brendshme e cila shprehet se çështjet kryesore që u diskutuan gjatë takimit ishin: Mbarëvajtja dhe masat për sezonin turistik, lufta kundër kanabisit, i cili mbetet një prioritet i qeverisë nën moton “Zero tolerancë” dhe nisma “Policimi në Komunitet” që po vijon me llogaridhënien e policisë përballë qytetarëve.
Duke u ndalur në sezonin turistik, ministri Xhafaj theksoi se pritshmëritë e qytetarëve, turistëve dhe operatorëve turistikë janë të mëdha.
“Edhe interesi është shumë i lartë i operatorëve, vendas, të huaj në këtë fushë, por edhe pritshmëria e njerëzve të thjeshtë, e qytetarëve që presin një shërbim shumë më të mirë, është shumëfish më e lartë, çfarë nënkupton më shumë përgjegjësi për ne.
Sivjet mbështetur në një përvojë shumë të mirë analizën e së cilës ne e kemi bërë në nëntor të 2017, për çfarë kemi pasur problematika gjatë sezonit të kaluar dhe reflektimet përkatëse, do të mund të na ndihmojnë që të mund të reflektojmë më mirë dhe të japim parametra shumë më të lartë qetësie dhe sigurie tek qytetarët dhe të gjithë operatorët turistikë në këtë sezon”, nënvizoi ministri Xhafaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u kërkoi drejtuesve të Policive Vendore dhe shefave të komisariateve të jenë të vendosur për të zbatuar oraret dhe kufizimet e vendosura nga pushteti vendor për të mos lejuar ndotjen akustike.
Ai dha porosi të veçanta për Policinë Rrugore, për të menaxhuar trafikun dhe minimizuar aksidentet.
Drejtori Veliu gjithashtu kërkoi angazhim më të madh të Policisë për të shmangur ngjarjet me pasoja të rënda në det.
“Për sa i përket pjesës së kufizimit dhe rritjes së sigurisë në ujë, për sa i përket kufizimeve që duhet të bëjmë në hapësirat apo në pjesët ku janë përcaktuar për plazhe, qofshin këto publike apo private, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve motorike, qofshin gomone, skafe të vegjël apo motorë uji, me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale” u shpreh drejtor Veliu.
Zv.drejtorja e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj bëri një prezantim të detajuar të paketës së masave të marra nga policia për mbarëvajtjen e këtij sezoni.
“Për të përballuar me sukses këtë sezon turistik u bë një studim dhe përcaktim i plazheve me qëllim përcaktimin e risqeve në drejtim të sigurisë. Është bërë planifikim i punonjësve të policisë, mjeteve dhe pajisjeve shtesë; ngritja e 5 stacioneve provizore të policisë; përforcim i shërbimeve të Policisë me shërbime të Ndërhyrjes së Shpejtë; dhe shtimi i sporteleve për pikat e të gjitha hyrje-daljet në pikat kufitare”, shtoi ndër të tjera Hajnaj. /b.d
Next Post
VIDEO/ Aksidenti i frikshëm, pasagjeri del nga xhami dhe fluturon disa metra në ajër

VIDEO/ Aksidenti i frikshëm, pasagjeri del nga xhami dhe fluturon disa metra në ajër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

March 29, 2026
SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

March 29, 2026
Pandemia rrit “dembelizmin”/ Kush janë qytetarët që përtojnë më shumë të punojnë. Rekordin e mbajti…

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët!

March 29, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta

March 29, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In