• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

by A R
08/09/2025 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Greqia ka njoftuar masa drastike përfshirë shkurtim të taksave dhe incentiva të tjera financiare për t’iu përgjigjur plakjes së popullsisë që po kthehet në më të moshuarën në Europë.

Kryeministri tha se paketa e ndihmave prej 1,6 milionë eurosh ka ardhur prej një prej sfidave më të mëdha të vendit: një krizë demografike e një shkalle të paprecedentë, raporton The Guardian.

“Ne e dimë se kostoja e jetesës është një gjë nëse nuk ke fëmijë dhe një gjë tjetër kur ke dy apo tre”, tha Kyriakos Mitsotakis të dielën pas njoftimit. “Kështu që si shtet, ne duhet të gjejmë një mënyrë për të shëprblyer qytetarët tanë që zgjedhin të bëjnë fëmijë.”

Masat, të cilat variojnë në një lehtësim prej 2% për të gjitha taksat e deri në zero për familjet me të ardhura të ulëta dhe katër fëmijë, do të nisin të aplikohen në vitin 2026. Mitsotakis e quajti paketën reformën më të fortë të taksave të vendosur në Greqi për më shumë se 50 vjet.

Politikat u shtohen iniciativave të tjera të qeverisë për të zgjidhur problemin.

Lindshmëria në Greqi është ndër më të ulëtat në Europë, 1,4 fëmijë për grua kur duhet të jetë 2,1 ndaj Mitsotakis e quan problemin “kërcënim kombëtar”.

Popullsia greke është në rrugën që të bjerë nga 10,2 milionë banorë nën 8 milionë në vitet 2050, kur 36% e saj do të jetë mbi moshën 65-vjeçare, sipas Eurostat.

Duke pranuar se plakja ka marrë përmasa ekzistenciale, ministri i Financave, Kyriakos Pierrakakis, tha se lindshmëria është përgjysmuar që në fillim të krizës ekonomike që kaploi vendin 15 vite më parë.

“Reforma e taksimit do t’i japë rëndësi këtij problemi… si kreu i ekipit ekonomik, do të thopsha që prioriteti ynë kryesor është problemi demografik.”

Kriza në Greqi është fajësuar si shkaktare për rënien e lindshmërisë. Kjo për shkak se të rinjtë u prekën më fort nga masat shtrënguese që u kërkuan në këmbim të fondeve ndërkombëtare të ndihmës të cilat penguan falimentimin e Athinës.

Mbi 500 mijë grekë u larguan nga vendi në kërkim të punës, një eksod i të rinjve që tani qeveria po përpiqet ta zhbëjë.

Masat e reja, të cilat përfshijnë heqjen e taksave për ata që jetojnë në zona rurale me më pak se 1,500 banorë, do të financohen me paratë nga teprica fiskale.

Zyrtarët thonë se lindshmëria po cenon sistemet e pensionit dhe shëndetësisë, tregut të punës dhe sigurisë kombëtare.

Mitsotakis po përballet me kritika për korrupsion në qeverinë e tij dhe koston e nivelit të jetesës, ndaj premtoi të rriste pensionet dhe ta bënte strehimin të përballueshëm duke ndërtuar banesa në zona të braktisura ushtarake.

Nga ana tjetër, këtë muaj në Greqi u mbyllën 700 shkolla për shkak të mungesës së nxënësve.

Next Post
‘Mburoja Lindore’, si kërkon Polonia t’i mbrojë kufijtë e saj nga pushtimi

‘Mburoja Lindore’, si kërkon Polonia t'i mbrojë kufijtë e saj nga pushtimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

March 25, 2026
Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

March 25, 2026
Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

March 25, 2026
“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

March 25, 2026
Kokalari i kthehet Lacivitas: Sa u pagove për punën e pistë? Sorosin e solli Berisha në Shqipëri

Kokalari: Bylykbashi dhe Këlliçi manipuluan votat e Këshillit Kombëtar të PD për të fituar vendet në Kryesi

March 25, 2026
KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In