“Një nder dhe një kënaqësi”, e quajti ambasadorja e Francës gjithçka që ka bërë ku shtet për vendin tonë pas tërmetit.
“Nder dhe kënaqësi për mua. Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët”, tha ambasadorja e Francës në Shqipëri teksa menjëherë ndërhyri kryeministri “Rroftë Franca shtoi Rama”.
Nga ana tjetër, ambasadori izraelit në vendin tonë tha se Izraeli i kishte borxh shqiptarëve për mikpritjen që i bëri popullit hebre.
“Iu detyrohemi popullit shqiptar. Është thjesht një borxh dhe populli hebre ndihet krenar që ju ka ndihmuar”, tha përfaqësuesi i Izraelit. /e.s/