• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Populizmi që po lodh të ardhmen e Kosovës

by Mero Baze
29/05/2019 07:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Politika në Kosovë përditë e më shumë po i ikën qeverisjes së shqiptarëve dhe po përpiqet të mbijetojë duke ju rikthyer tezave populiste, të cilat mund t’iu shkurtojnë jetën, jo vetëm atyre, por dhe vetë Kosovës.

Presidenti Hashim Thaçi është i frustruar nga dështimi i përpjekjeve amerikane për një marrëveshje Serbi- Kosovë, që mund t’i hapte rrugën  integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian. Duke marrë më shumë se ç’duhej rolin e protagonistit në atë histori dhe mbështetjen amerikane tërësisht për vete, ai prodhoi një xhelozi tek përkrahësit e tezave të “Bashkimit Kombëtar”, gjë që prodhoi një debat absurd, rreth mundësisë së ndarjes së Kosovës. Biles e gjitha kulmoi me një aleancë të re politike Shqipëri- Kosovë, që bashkoi Sali Berishën, Albin Kurtin, Haradinajn dhe Metën, kundër Hashim Thaçit.

Duke qenë një projekt i mbështetur nga Shtëpia e Bardhë dhe Mongherini në Bruksel, ai duket se prodhoi të njëjtat probleme dhe tek politika tradicionale europiane, por dhe tek diplomatët e karrierës në Departamentin e Shtetit, çka stopoi gjithçka.

Në kundërpërgjigje të Hashim Thaçit, kryeministri Ramush Haradinaj ndërmori një fushatë po aq populiste, duke vendosur një taksë 100 për 100 për mallrat serbe në Kosovë, në përpjekje për t’i hequr çdo shans marrëveshjes me Serbinë dhe për të qenë ai interlokutori i krizës.

Dhe në Samitin e Berlinit, ai u nis t’i thoshte “Jo” planit amerikan, por në fakt i tha “Jo” propozimit të Merkelit dhe Makronit për menaxhimin e kësaj situate nga vetë ata, duke e futur Kosovën në dy rrathë të kuq, në refuzimin e planit amerikan, dhe në refuzimin e protagonizmit të Gjermanisë dhe Francës për marrëveshjen me Serbinë.

I gjithë ky protagonizëm ndërkombëtar i kundërshtarëve politikë në Kosovë, e ka kthyer politikën e brendshme të Kosovës në gjendje lufte. Kryeministri dhe presidenti kanë secili çdo ditë nga një propozim, që nuk ka lidhje me qytetarët e Kosovës, por me kufijtë e saj, me bashkimin me Shqipërinë, me Preshevën, me humbjen apo fitoren e Veriut, me mësymjen me forca speciale të Hardinajt në Veri të Kosovës dhe Drenicë, simbolikisht për të thënë se po sulmon Vuçiçin dhe Thaçin, dhe marrëzi të tjera, siç është kërcënimi për taksë dhe për Shqipërinë, derisa të rrëzohet Edi Rama.

Më tej akoma, Haradinaj fillon dhe i jep leksione patriotike Shqipërisë, kërkon heqjen e taksës së “Rrugës së Kombit”, ndërkohë që një vit më parë ka refuzuar heqjen e tarifave doganore, propozuar nga Majko, nën ndikimin e oligarkëve në Kosovë.

Albin Kurti, ndërkohë ka vrapuar të çelë partinë e tij dhe në Shqipëri, duke menduar se në Shqipëri si Enver, dhe në Kosovë si Hoxhë, mund të shtojë votat për nacional-komunizmin e ëndërruar të Enver Hoxhës.

Nderkohe Ilir Meta ka shtuar investimet në mediat e Kosovës, duke e bërë dhe më të bezdisshme Kosovën për opinionin publik në Shqipëri, duke na përcjellë porositë e tij përmes gazetarëve të paguar atje prej tij .

Duke e parë krizën politike në Shqipëri si një ushqim hijenash, ata janë lëshuar mbi të, të përfitojnë çfarë mundin. Kështu, Haradinaj me Metën fotografohen në vilat qeveritare në Durrës para protestës së radhës së opozitës, me një pamje që është më shumë erotike, se sa politike, ndërsa të dy bashkë mendojnë se po u ngjitën në mal me kanatiere dhe Çim Pekën, tregojnë forcë dhe burrëri para shqiptarëve.

Meta dhe Haradinaj

Në këtë situate, Kosova sot është shteti më i pasigurtë në botë prej liderëve të saj. Presidenti është i alarmuar se ka shpenzuar pa dobi një mbështetje të skajshme amerikane për marrëveshjen Serbi- Kosovë, pa rakorduar qëndrimet me Europën, kryeministri është në qiell të shtatë, që ka mundur të hungërijë para Merkelit e Makronit, fjalë që më në fund kur u përkthyen, do të thoshin “S’po du”, Isa Mustafa fotografohet nëpër kafene herë me Albinin e herë me Hashimin, a thua se LDK ka ngelë në dorë të tyre, ndërsa shqiptarëve në Kosovë u shesin përralla me aksione policore, me foto me shqiponja dhe premtime se do rregullojnë veç Kosovës, dhe Shqipërinë e Preshevën.

Ky shpërthim i një populizmi primitiv në Kosovë, ka ndërlikuar dhe mekanizmat politikë të zhbërjes së tij, pasi të gjitha palët kanë frikë të testojnë veten se çfarë kanë prodhuar me gjithë këto marrëzi.

Është mirë ta marrin më shtruar detyrën e tyre dhe të qeverisin Kosovën. Të merren me problemet që kanë qytetarët në Kosovë, me korrupsionin, me shtetin ligjor, me krimin e organizuar dhe nëse kanë mundësi, të mos e turpërojnë Kosovën në Perëndim, jo vetëm me imazhin e njerëzve të pagdhendur, që hungërijnë dhe nuk shqiptojnë fjalë, por të mos fyejnë as populistët europianë, kur bëjnë sikur i imitojnë dhe këta, duke bërë si nacionalistë dhe anti-Perëndimorë.

Serbia ka qenë dhunuesja historike e Kosovës, dhe ajo e ka humbur Kosovën pikërisht për këtë shkak. Për të njëjtën arsye mund ta humbasin dhe këta që mendojnë se po bëjnë politikë të madhe, për të shpëtuar kokën e tyre. (Tema)

Next Post
Shifrat/ Ja sa shqiptarë kanë emigruar 8 vitet e fundit

Shifrat/ Ja sa shqiptarë kanë emigruar 8 vitet e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

March 22, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një flamur gjerman për molotovët e revolucionit

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In