• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Populizmi në rritje dhe Trump, Merkel skeptike për të ardhmen e Evropës

by A R
28/01/2017 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksi franko-gjerman rishfaqet sërish me apelin e përbashkët të kancelares Angela Merkel dhe presidentit Francois Hollande për unitet përballë kërcënimeve në rritje, si populizmi që po merr hov anekënd Europës, apo sinjalet amerikane të braktisjes së tregtisë së lirë.

Merkel dukej e shqetësuar sidomos nga zhvillimet e fundit në Shtetet e Bashkuara.

“Europa përballet me sfida të mëdha të brendshme e të jashtme, të cilat mund të menaxhohen vetëm duke punuar së bashku. Na nevojitet një angazhim i qartë dhe i përbashkët i bllokut europian për të mbrojtur ato që kemi arritur deri tani, për të ruajtur vlerat e demokracive tona”, deklaroi Merkel.

Ndërsa Hollande sheh dallgën e populizmit si rrezikun më të madh që i kanoset sot Bashkimit Europian.

“Që të tregohem i ndershëm me ju, duhet të them se kërcënimi Europës nuk i vjen vetëm nga jashtë. Rrezikun e kemi dhe brenda radhëve tona dhe ai është rritja e ekstremizmit që përdor faktorë të jashtëm për të shkaktuar trazira të brendshme”, tha Hollande, transmeton politiko.net.

Që nga fillimi i presidencës së tij, Trump e ka përmbushur zotimin elektoral për tërheqjen nga Partneriteti i Trans-Paqësorit, një nga prioritetet e parardhësit të tij Barack Obama.

Presidenti i ri amerikan kërkon po kështu të rinegociojë marrëveshjen e tregtisë së lirë të Amerikës së Veriut, NAFTA, ndërsa pakti tregtar SHBA-BE, i përballur me pengesa që përpara largimit të Obamës, tani është krejtësisht i zhytur në pasiguri./

ma.me

Next Post
FOTO/ Enca zbulon të dashurin, merr unazë me perlë dhe diamantë

FOTO/ Enca zbulon të dashurin, merr unazë me perlë dhe diamantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In